Shko te përmbajtja

Katalogu i mbeturinave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Katalogu i mbeturinave është një listë, në të cilën janë përfshirë të gjitha mbeturinat e rrezikshme, të pa rrezikshme dhe ato inerte dhe si i tillë lehtëson klasifikimin e të gjitha mbeturinave.

Grupet e mbeturinave janë të shenjëzuar me numra dy-shifrorë, ndërsa emërtimi i llojit të mbeturinës është shenjëzuar me numrin gjashtë-shifror. Numrat për shenjëzimin e mbeturinave quhen Kode të mbeturinave dhe kanë këto kuptime :

  • Dy numrat e parë tregojnë llojin e veprimtarisë apo aktivitetit ku është krijuar mbeturina.
  • Numri i tretë dhe i katërt, tregon procesin, në të cilin është prodhuar mbeturina.
  • Numri i pestё dhe i gjashtë tregon pjesën e procesit, në të cilin është krijua mbeturina.

Klasifikimi i mbeturinave sipas katalogut Evropian të mbeturinave, në bazë të origjinës së mbeturinës ndahen në 20 – grupe

Katalogu i mbeturinave
NR.GRUPET E MBETURINAVE
01Mbeturinat që vijnë si rezultat i eksplorimit, mihjes, mveshjes si dhe përpunimeve tjera të mineraleve dhe minierave.
02Mbeturinat nga agrokultura, hortikultura, gjuetia, peshkimi dhe prodhimet primare nga aquakultura, përgatitja dhe përpunimi i ushqimit.
03Mbeturinat nga përpunimi i drurit, prodhimi i letrës, kartuçit, pulpës, panelit dhe mobileve.
04Mbeturinat nga industritë e lëkurës, gëzofëve, tekstilit.
05Mbeturinat nga rafinimi i naftës, purifikimi i naftës dhe trajtimi pirolitik i thëngjillit.
06Mbeturinat nga proceset kimike inorganike.
07Mbeturinat nga proceset kimike organike.
08Mbeturinat nga prodhimi, formulimi, furnizimi dhe shfrytëzimi (PFFSh) i shtresave lyerëse (ngjyrave, verniqeve dhe emaeleve pa ngjyrë), ngjitësve, puthitësve dhe ngjyrave të shtypshkronjave.
09Mbeturinat nga industria fotografike.
10Mbeturinat inorganikenga proceset termale.
11Mbeturinat inorganike që përmbajnë metal nga përpunimi i metaleve, mveshja e metaleve dhe hidrometalurgjia e metaleve të ngjyrosura.
12Mbeturinat nga dhënia e formës dhe përpunimi sipërfaqësor i metaleve dhe plastikës.
13Mbeturinat e vajrave (përpos vajrave ushqimore, 05 dhe 12).
14Mbeturinat nga substancat organike që përdoren si tretës (përpos 07dhe 08).
15Mbeturinat nga paketimi i absorbuesve, leckave për fshirje, materialeve Filtruese dhe veshjeve mbrojtëse,të cilat nuk janë specifikuar ndryshe.
16Mbeturinat të cilat nuk janë të specifikuara ndryshe në listë.
17Mbeturinat nga konstruktimi dhe demolimi në ndërtimtari (përfshirë edhe ndërtimin e rrugëve).
18Mbeturinat nga shërbimet shëndetësore të njerëzve apo të kafshëve dhe/ apo hulumtimeve të tilla (me përjashtim të mbeturinave nga kuzhina dhe restorantet, të cilat nuk vijnë si rezultat i shërbimeve shëndetësore.
19Mbeturinat nga pajisjet për përpunimin e mbeturinave, mbeturinat nga përpunimi i ujit të ndotur jashtë impiantit dhe industria e ujit.
20Mbeturinat komunale dhe mbeturinat e ngjashme komerciale, industriale dhe ato institucionale përfshirë edhe fraksionet e mbledhura ndaras.

Stampa:Katalogu i mbeturinave