Kategoria:Gra aktiviste per te drejtat e njeriut
Gratë aktiviste në Shqipëri
Studimet e kryera në Ballkanin Perëndimor tregojnë se gratë aktiviste të të drejtave të njeriut hasen dhe punojnë nën kushtet e një klime jo miqësore, teksa në Shqipëri më të rrezikuara janë aktivistet që mbrojnë viktimat e trafikimit të dhunës, si edhe ato në mbrojtje të anëtarëve të komunitetit LGBTQ,studimi thekson gjithashtu se shkeljet e privatësisë, kërcënimet dhe bullizmi janë fenomene të tjera që prekin gratë aktiviste në Shqipëri. “83% e të intervistuarave kanë raportuar se janë prekur të paktën një herë nga sulmet online në punën që ato bëjnë,”, thekson raporti. Gjithashtu nga përgjigjet rezulton se platforma e raportuar më gjerësisht për kryerjen e këtyre sulmeve është ajo e “Facebook”, raportuar nga 62.4% e të intervistuarave, e ndjekur nga platforma “Instagram” e raportuar nga 19% e tyre. Shqetësimi i përbashkët që ndajnë gratë aktiviste konsiston në mungesën e seriozitetit të trajtimit të këtyre rasteve që prekin jo vetëm personalisht gratë, por edhe performancën e tyre në punë. “92% e të intervistuarave mendojnë se shkeljet dhe abuzimet online nuk trajtohen njëlloj me ato ‘offline', duke theksuar se abuzimet në internet raportohen më pak dhe gjithashtu trajtohen me më pak seriozitet”
Kjo kategori aktualisht nuk përmban asnjë faqe apo media.