Kategoria:Hekur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ekzistenca e një Kohe të Hekurit është përmendur edhe tek De natura rerum nga Lukreci, por si hipotezë e thjeshtë filozofike[3].

Shpikja e shprehjes « koha e hekurit » është caktuar nga kërkuesi danez C. J. Thomsen[4]. Bazohet në ide të vjetra, duke përfshirë edhe ato të historianit Lauritz Schebye Vedel Simonsen, një profesor nga Universiteti i Kopenhagës, i cili kishte parashikuar në vitin 1813 se mjetet e popujve të lashtë skandinavë ishin në fillim nga druri dhe guri para se të bëheshin nga bakri dhe hekuri[5] ·[6] Thomsen kishte intuitë, në 1816, për përdorimin njëpasnjëshëm të gurit, bronzit dhe hekurit nga njerëzimi, atëherë ai duhej të klasifikonte antikitetet kombëtare daneze. Ai pohon teorinë e tij të tri kohërave parahistorike — kohën e gurit, kohën e bronzit dhe kohën e hekurit —, në vitin 1836 në Ledetraad til Nordisk Oldkyndighed (Udhëzues i antikiteteve nordike).

Sot, është e njohur se kjo periudhë është pasuese, në Evropë dhe në Lindjen e mesme, e Kohës së bronzit dhe paraprin hyrjen e civilizimeve të përfshira në histori. Disa zona nuk e kanë njohur kurrë kohën e hekurit duke njohur shumë më herët disa karakteristika të një zhvillimi social dhe / ose teknika të rëndësishme. Ështe rasti për shembull i civilizimeve prekolimbiane të cilët njihnin një metalurgji të arit dhe bakrit deri në pushtimin spanjoll. Afrika, nga ana tjetër, nuk ka njohur kohën e bronzit, por direkt atë të hekurit[7] ; metalurgjia e bakrit dhe e bronzit (Ife, Benin…) është shumë posteriore.

Faqet në kategorinë "Hekur"

Kjo kategori ka vetëm këtë faqe.