Jump to content

Kategoria diskutim:Humanistë shqiptarë

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi kategorinë Humanistë shqiptarë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

humanistet shqiptare

humanistët shqiptarë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjin Gjon Gazulli ka qenë frat dominikan, humanist dhe diplomat i republikës së Raguzës me prejardhje arbërore. Në njërin prej dokumenteve juridike të lëshuar prej tij si prokura përmendet emri i të atit, i quajtur Gino ose Đivo de Gaxolis, përcaktuar shprehimisht nga Dubrovniku. Jireçek propozoi se Gazullorët ishin arbërorë, duke iu referuar një pronari në kadastrën venedikase të Shkodrës më 1416 dhe mbiemrit Gasoli në afërsi të Lezhës. Marin Barleti  ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm shqiptar prej dëshmisë okulare të rrethimit të Shkodrës më 1478. Barleti njihet më shumë për veprën e tij të dytë, një biografi e Skënderbeut, përkthyer në disa gjuhë prej shek. XVI deri XX, që popullarizoi figurën e komandantit arbër së bashku me biografinë e Frangut. Aleksi Andrea (Durrsaku, 1425-1505) lindi në Durrës, ishte veprues i zellshëm në disa lëmi të arkitekturës, njëherit ishte piktor dhe skulptorë që la gjurmë në kohën e rilindjes dalmatine. Karakteristikë e Aleksi Andreas ishte që në punimet e tija, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina e tij. Marinus Becichemus Scodrensis (shqip: Marin Beçikemi; Shkodër, 1468 - Padova, 1526) ka qenë një shkollar dhe orator arbëror që u shqua si humanist fillimisht në Breshia dhe më pas në Padova të Republikës së Venedikut herët në shekullin e 15.

Nëse vite përpara ishte i qartë dallimi mes Barletit dhe Beçikemit, sipas një studimi të rishtë, (ri)propozohet që këta dy humanistë janë i njëjti njeri.

Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pran skulptorit Mark Troja. Dhimitër Frangu (lat. Demetrio Franco; Drisht, 1443 - Trevi, 1525) ka qenë prelat kishtar, bashkëpunëtor i Skënderbeut dhe historian i shekullit XV. Autor i njërës prej dy biografive më të njohura mbi Skënderbeun së bashku me atë të Barletit. U lind në qytezën mesjetare të Drishtit nga shekulli i pesëmbëdhjetë, nga e ëma kushëri i Pal Engjëllit. Frangu qe në shërbim të Skënderbeut si sekretar, visartar,[3] skrib, përkthyes dhe luftëtar. Shoqëroi Skënderbeun në udhëtimin e tij në Romë dhe Napoli më 1466-67; duke qenë kështu njohës i madh i jetës dhe bëmave të tij ushtarake. Onufri Argitis ose Onufri i Neokastros ka qenë një piktor ikonash dhe kryeprift ortodoks i Elbasanit, i cili veproi përgjatë shekullit të 16 në viset që sot janë në Shqipërinë Jugore dhe Maqedoninë Jugperëndimore. Punimet e tij kishin ndikime pas-bizantine dhe venedikase; ai gjithashtu pikturoi portrete, peizazhe dhe kisha.

Skeda:Humanistët shqiptarë
cilët ishin humanistët shqiptarë