Jump to content

Katogoria:per permiresim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzika  në lashtësi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika  është   zhvilluar  bashkë me shoqërinë  njerzore.Sipas studiuesve,fillesa e saj është e vështirë të përcaktohet.Mendohet se arti muzikor ka lindur si imitim i tingujve natyrore dhe është zhvilluar krahas gjuhes se folur.Ne qytetërimet e lashta muzika shprehte emocione dhe besimin e njerëzve ndaj perëndive dhe shoqërohej me rituale përkatëse.

Muzika në Babiloni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika dëshmohet 4000 vjet p.e.s nëpërmjet zbulimeve arkeologjike ku dalloheshin këngëtarë, instrumentiste, valltare. Babilonasit kanë patur shumë instrumente si: lira, flauti i thjeshtë, flauti  i dyfishtë, sistra, bobla, tamburet etj. Kultura babilonase ndikoi shumë edhe në shtetet fqinje si Egjipt dhe Greqi.

Kultura muzikore kineze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rol të rëndësishëm zinte kënga e kënduar me një zë, tematikë shoqërore, këngët e punës, të gjahut, të gëzimit etj. U zhvillua muzika instrumentale popullore ku qindra vjet para epokës sonë numëroheshin 80 instrumente të ndryshme. Me të vjetrat përmenden: daullja, gongu, kembanat. Veglat e lashta muzikore me hark ruhen edhe sot: violina me 2 tela, liuti kinez me 4 tela.

Muzika në Egjiptin e Lashtë

Kërkimet sjellin dëshmi të një kulture që ka ekzistuar 3000 p.e.s. Muzika kultivohej si nga populli ashtu dhe nga shtresat e larta. Ajo u thurte lavde faraonëve ndërsa populli i thjeshtë krijonte këngë të cilat pasqyronin jetën e vështirë. Vendin kryesor e zinte kënga e kënduar, por kishte dhe mjaft instrumente që shoqëronin këngëtarët si: sistri, tromba, organoja, liuti, krotali etj.

Muzika në Indinë e Lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika e popullit indian shquhej për ritmin e shumëllojshëm. Disa prej këngëve më të vjetra

kanë ardhur deri në ditët e sotme. Instrumentet janë: vina, liuti, ravanastra, flauti, guaska deti, tipa të oboes etj.

Muzika në Greqinë e Lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një mbështetje për zhvillimin e artit grek dha mitologjia popullore. Në Greqinë e vjetër muzika dhe poezia qenë binjake. Lojrat olimpike që organizoheshin një herë në 4 vjet në Olimpia dhe të gjitha aktivitetet artistike që jepeshin në qytetet greke, shoqëroheshin me tinguj muzikorë. Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës edhe në tragjedinë greke. Grekët ishin ata që krijonin teoritë dhe sistemet e tyre muzikore.

Muzika në Periudhen e Mesjetes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me termin "Mesjetë" identifikohet ajo periudhë e historisë evropiane që fillon nga rënia e perandorisë romake dhe përfundon me zbulimin e Amerikës.

Kenga gregoriane ose korali gregorian e mori emrin nga Papa I Gregori i Madh, i cili drejtoi kishën katolike nga viti 590 e.s deri ne 604 e.s dhe mendohet të ketë qenë krijues i saj. Këto kënge ishin pr kore burrash dhe këndoheshin njëzeri nga i gjithë kori, prandaj quheshin edhe monofonike

Ato kishin melodi solemne dhe strukturë të thjeshtë . Nuk shoqerëoheshin nga instrumente muzikore. Tekstet e tyre shkruheshin në latinisht, ishte gjuha zyrtare e kishës. Këngët gregoriane patën rëndësi të vecantë në historinë e muzikës, pasi shkruan me disa simbole që quheshin "neuma" (shenja).

Neumat përdoreshin vetëm në krijimin e melodive me një zë , por me zhvillimin e muzikës shumëzërshe, deshifrimi i tyre u bë i pamundur. Në fillim te shek. XI, teoricieni i muzikës Guido D'Arezzo përdori një metodë të thjeshtë për të mbajtur mend meloditë , duke krijuar një sistem të ri praktik përshkrimin e notave. Ai i vendosi mbi dhe ndërmjet katër vijave paralele horizontale që u quajtë tetragram, duke u dhënë atyre një kuptim të saktë.

Muzika në periudhën e Rilindjes (XIV-XVI)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Rilindjes lindi një muzikë e re profesionale,u zhvilluan gjini të ndryshme muzikore,u formuan stile të reja muzikore dhe u zhvillua më tej teoria muzikore.Në këte periudhe lindën dhe u zhvilluan lloje të reja të muzikës instrumentale etj.

Në shekullin XV lulëzoi shkolla polifonike, ndërsa në shekullin XVI muzika merr një zhvillim akoma më të madh. Në Itali ndodhen arritje shumë të mëdha si përhapja e poezive të Dante Aligierit dhe të Petrarkes dhe krijimi i kryeveprave të piktoreve , skulptorve , arkitektëve të mëdhenj etj. Disa nga emrat më të dëgjuar në këtë kohë janë : Leonardo Da Vinci, Mikelanxhelo, Rafaelo etj.


Gjatë shekujve XIV-XVI ,zbulimet e mëdha gjeografike dhe zhvillimi i madh ekonomik në Evropen Perëndimore sollën me vete edhe lindjen e një kulture të re,që njihet me emrin Rilindje.

Krahas arritjeve të skulpurës e pikturës u krijua edhe një art i ri muzikor, i cili synonte të paraqiste jetën e gjallë të popullit dhe ndjenjat e tij të vërteta. Llojet e para të këtij arti ishin: kacia. balada, madrgali

Është një formë muzikore në shumë raste me dy zëra, një këngë e shpejtë, e cila trajtonte një skenë gjahu

Ështe një forme muzikore më e thjeshtë nga përmbajtja, ndiqte ritmet e valleve dhe zhvillonte tema të ndryshme. Balada këndohej nga një solist, me kor ose me shoqërim instrumental.

Është një formë muzikore polifonike me dy, tre zëra, e zhvilluar me shumë në Francë . Madrigali zakonisht përbëhej nga dy strofa dhe një refren, me subjekt mitologjik ose humoristik. Këndohej me 3-4 deri në 6 zëra.