Jump to content

Kek me stafidhe dhe llokume

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përbërësit:

  • 250 g miell,
  • 4 vezë,
  • 2 gota sheqer,
  • 1 gotë qumësht,
  • 1 gotë vaj,
  • 100 g stafidhe,
  • 1 esencë rumi + lëkure limoni/portokalli,
  • 100 g llokume,
  • 1 pluhur për pjekje.

Përgatitja:

Fillojmë duke prerë llokumet në kuba të vogla, stafidhet qërohen nga farat ose bishtat që mund të kenë, dhe zhyten (stafidhet) në esencën e rumit.

Ndajmë vezët, e bardha nga e kuqja, dhe fillojmë të rrafim të bardhat, shtojmë sheqerin, shtojmë të kuqet e vezës, shtojmë vajin, qumështin dhe lëkuren e limonit / portokallit. Pluhuri për pjekje përzihet me miellin, dhe derdhet mbi përzierjen që u bë më herët.

Tava e kekut ngjyhet me vaj dhe miell, ose vendoset letër për pjekje, dhe derdhim kompozicionin. Shtojmë stafidhet e zhytura në rum dhe llokumet. Lihet në furrën, që është e ngrohur më para me 5 minuta, në 180°C gati 35 minuta. Mbas kësaj kohe provohet në qoftë se është pjekur mesi me një shkop të hollë druri.

Mund të zëvëndësoni llokumet dhe stafidhet me fruta të tjera të thata, ose mund të ndani kompozicionin në dysh, dhe njërën pjesë ta përzieni me kakao.