Jump to content

Kemi vashëza të mira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kemi vashëza të mira është titulli i një kënge popullore lirike arvanite.[1]

Ah moj vajzë bukuranë
u në ti e kam sevdanë

Kemi vashëza të mira
po çë nuku kemi lira

Kampohoritet kanë lira
Malisiotet janë të mira

Arvanite të këndoni
gluhënë të mos harroni

Arvanite kush këndonë
tërë të bukurat i çonë

Arvanite doj të dije
të këndonje moj Marie

Ja një plakë këtu pranë
ka një vajzë bukuranë

Ja kërkova dhe s'ma dhanë
le të pjekënë të hanë

Doj të thosha katra pesë
pse s'i ve lule podhesë?

Në këtë këngë po përdoren fjalë e së folmës arvanitase së gjuhës shqipe siç janë:

  • Kampohoritet: katundarkat e fushës
  • Malisiotet: katundarkat e malit
  • podhesë: futa, përparsja e grave

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Irakli Koçollari: Arvanitët. Shtëpia botuese Albin, 1994