Keratokonusi
Keratokonusi është një sëmundje progresive e kornesë që evidentohet zakonisht rreth moshës 18 vjeç dhe konsiston në hollimin qëndror të saj. Për pasojë forma e kornesë ndryshon nga asferike në cilindrike dhe kjo sjell ulje të shikimit dhe rritjen progresive të astigmatizmit ( korrigjimit cilindrik). Etiologjia (shkaku) i saj është ende i panjohur, dhe ecuria e paparashikushme. Prek zakonisht të dy sytë. Në rastet ekstreme, hollimi progresiv i kornesë mund të çojë në çarje të saj.
Kornea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit. Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.
Keratokonusi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ende nuk dihet shkaku se përse, në disa pacientë, rreth moshës 18- 32 vjeç, shfaqet një tendencë për hollim central të kornesë, dhe për pasojë ajo fillon të marrë formë konike (prej nga vjen edhe emri i sëmundjes). Kjo formë specifike, shpesh me tendencë progresive dhe evolutive, shoqërohet me parregullsi (irregularitet) të sipërfaqes së kornesë. Këto ndryshime të formës shaktojnë përthyerje jo të rregullt të dritës nga kornea dhe imazhi i përftuar që i transmetohet trurit është i deformuar. Keratokoni zakonisht fillon në pubertet, avancon deri në moshën 35 vjeç ku dhe shpesh ndërpritet zhvillimi i tij. Shpejtësia dhe shkalla e progresit të sëmundjes varion shumë nga një pacient në tjetrin, dhe varet nga konsistenca e kornesë. Zakonisht prek të dy sytë por stadi i avancimit mund të jetë i ndryshëm. Nuk njihet ende shkaku i shfaqjes dhe avancimit të keratokonusit, megjithë studimet e shumta që janë bërë. Dihet me siguri se kemi të bëjmë me një sëmundje të trashëgueshme, zbulimi i geneve përgjegjëse të së cilës do të na çojë në trajtimin e plotë të saj. Klinikisht keratokoni paraqitet me shfaqjen e astigmatizmit progresiv (numër cilindrik që ka tendencë në rritje). Diagnoza e sëmundjes vendoset nga mjeku specialist oftalmolog duke gjykuar nga forma e kornesë në biomikroskop, karakteri evolutiv i korrigjimit cilindrik dhe egzaminimi topografik i kornesë. Topografia e kornesë është metoda e zgjedhur për zbulimin e keratokonit.
Trajtimi i keratokonus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Momente të rëndësishme në trajtimit e keratokonit janë:
• Depistimi i hershëm me anë të topografisë korneale
• Vendosja e lenteve të forta të kontaktit
• Korneal crosslink
• Vendosja e INTACS
Lentet e kontaktit të forta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në stadet fillestare syzat ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, por më vonë, me avancimin e keratokonusit dhe rritjen e kurbaturës së kornesë, korrigjimi më i mirë realizohet me anë të lenteve të kontaktit të forta (rigide). Këto lente duke u puthitur me sipërfaqen e kornesë sigurojnë një sipërfaqe të lëmuar që përthyen në mënyrë korrekte rrezet e dritës dhe realizon formimim e një imazhi të qartë në retinë. Keratokoni ka tendencë të progresojë. Vendosja e lenteve të forta të kontaktit përbën një pengesë mekanike që kundërshton rritjen e kurbaturës së korese. Me avancimin e keratokonusit, forma konike e kornesë vjen duke u shtuar dhe lentet nuk qëndrojnë më mirë në sipërfaqen e saj, duke shkaktuar gërvishtje (abrazion) dhe sensibilitet të rritur ndaj dritës. gjithashtu në rastet me keratokonus sasia e lotit të prodhuar nga syri pakësohet, nuk ka barrierë lubrifikuese midis lentes dhe kornesë dhe kjo është një arsye tjetër se përse jo të gjithë pacientët me keratokonus nuk i tolerojnë dot lentet e forta të kontaktit. Në këto raste, si dhe në rastet me tendencë të theksuar për avancim të kornesë, rekomandohen dy metoda kirurgjikale që kanë rezultuar më efikase në frenimin e evolucionit të keratokonit.
1 - Vendosja e Intacs
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një metodë kirurgjikale që konsiston në vendosjen kirurgjikale të unazave në formë harku në trashësinë e kornesë duke realizuar kështu sheshimin e saj. Kjo proçedurë është shumë e përshtatshme dhe e rekomandueshme për pacientët të cilët nuk tolerojnë dot mbajtjen e lenteve të kontaktit të forta dhe në të cilët vlera e keratometrisë nuk i kalon 58 D. Gjithashtu u ofrohet edhe atyre individëve me keratokonus që duan të përmirësojnë shikimin. Kjo proçedurë kirurgjikale u aplikua për herë të parë në Francë para 8 vitesh dhe aplikohet tashmë si proçedurë rutinë në trajtimin e keratokonit në SHBA. Është proçedurë e aprovuar nga FDA dhe nën protokollin HDE.
2. Collagen cross-lInking
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cross – linking është një metodë trajtimi jo kirurgjikale, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2) e cila rrit qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %. Në studimet që janë bërë, një korne e tillë më e qëndrueshme, është treguar më rezistente ndaj tendencës për të progresuar në formën e keratokonusit. Ky trajtim aplikohet prej vitesh në Europë dhe rekomandohet në pacientë me Keratokonus progresiv, i shoqëruar ose jo me INTACS
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dr. Dilek Uzer, Revista Vital.