Kërpudhat
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kërpudhat janë organizma të klasifikuar në mbretërinë "Kërpudha". Në mbretërinë e kërpudhave përfshihen si organizma njëqelizorë dhe organizma shumëqelizore. Kanë një mur qelizor të përbërë prej kitine. Kërpudhat shumëqelizore, janë të përbëra nga kapela,lamelat ku vendosen sporet si dhe miceli që është rrënja, shumëzohet me spore, rriten në livadhe e në pyje, në vende me hije e me lagështirë. Gjithashtu kërpudha është organizëm ose mikroorganizëm zakonisht parazit, që shumëzohet me spore dhe zhvillohet në trupin e një bime ose në ushqime. Ato sipas mënyrës së të ushqyerit ndahen në saprofite dhe parazite përfaqësues kryesor i kërpudhave saprofite është myku i bardhë (dhe i bardhë)
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërpudha ushqehet në mënyrë saprotrofe ose si parazite, ato jetojnë afër likenëve në simbiozë, miceli,ose hifet e kërpudhave ndihmojnë në thithjen e ujit dhe kripërave minerale dhe këto ua japin likenëve në mënyrë që ato të prodhojnë ushqimin dhe një pjesë të këtij ushqimi ia transmetojnë kërpudhës.
Kërpudhat përfshijnë një grup – botë të veçantë organizmash që dallohen me disa veçori si nga bimët, ashtu edhe nga shtazeët. Muri qelizor i tyre ndërtohet nga hitini (sit e pakurrizorët) por jo nga celuloza.Ajo nuk përmban klorofil. Kërpudhat ndahen në mbretëri të veçantë – Mbretëria e kërpudhave (Fungi).
Trupi i tyre mund të jetë njëqelizor ose shumëqelizor, që kanë një apo shumë bërthama. Shumica e kërpudhave kanë trup penjzor dhe ai quhet micel. Miceli mund të jetë I degëzuar ose i padegëzuar, një fije e veçantë e micelit quhet hife. Ajo paraqet njësinë strukturore të micelit. Ajo nuk mund të kryej fotosintezën . Ushqimin e marrin nga organizmat e gjallë bimorë ose shtazorë ose nga materiet organike të vdekura. Ushqimi me materie të gatshme organike quhet ushqim saprotrof. Kërpudhat shpesh shoqërohen me orgnizma të tjerë (me alga) ku kanë dobi reciproke dhe ndërtojnë marrëdhënie simbiotike.
Shumëzimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërpudhat shumëzohen në mënyrë vegjetative, joseksuale dhe seksuale.
Shumëzimi vegjetativ te format njëqelizore bëhet me ndarjen e qelizës dhe me bulëzim. Kërpudhat shpesh shumëzohen me spore, kurse ato që jetojnë në ujë me zoospore. Kërpudhat në kushte të caktuara krijojnë spore të qëndrueshme si sklerocie, klamidospore, teleutospore etj.
Shumëzimi seksual bëhet me bashkimin e gametëve, me bashkimin e gametangjeve ose me bashkimin e dy qelizave të padiferencuara në gamete.
Kërpudhat janë shumë të përhapura në natyrë. Jetojnë në ujëra të ëmbla dhe të njelmëta por numri më i madh është përshtatur jetës në tokë, në kushte të ndryshme të lagështisë, temperaturës, dritës etj. Shumica e kërpudhave jeton në temperaturë 20-30 °C. Një numër I vogël jeton në temperaturë deri 60 °C Mykofita përfshin më se 100 mijë lloje, e në bazë të strukturës së tyre të gjitha këto ndahen në dy nënndarje ; kërpudhat jargore (Myxomycotina) dhe kërpudhat e vërteta (Eumycotina).
Kërpudhat jargore (Myxomycotina)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërpudhat jargore janë primitive dhe mjaft të lashta. Trupi I tyre përbëhet nga një masë protoplazmatike ameboidale, e cila quhet plasmodium e që ndërtohet me bashkimin e shumë qelizave. Qelizat e bashkuara në plazmodi mund të ruajnë individualitetin e tyre dhe kështu ndërtojnë palzmodin agregat – pseudoplazmodin, ose kur bashkohen e humbin individualitetin dhe ndërtojnë plazmodin e vërtet – fuzione shumëbërthamshe.
Kërpudhat jargore kanë aftësi të lëvizin dhe këtë e bëjnë në saje të proteinës specifike miksomiozinit, e cila gjendet në citoplazmën e plazmodiumit. Lëvizjet bëhen në formë valësh, duke lënë pas vetes gjurmë jargore. Rriten kryesisht në toka pyjore, mbi gjetet e rëna dhe mbi drurë të kalbur, plasa të cungave etj. Ushqehen në mënyre saprofite dhe parazite. Plazmodi mund të ketë ngjyra të ndryshme, si : të bardhë, të verdhë, të kuqe ejt. Njëra prej kërpudhave jargore është edhe Plasmodiofora brasike. Kjo kërpudhë më së shpeshti paraziton në rrënjët e lakrës.
Kërpudhat e vërteta (Eumycotina)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërpudhat e vërteta mund ta kenë trupin njëqelizor dhe shumëqelizor megjithatë shumica trupin e kanë të zhvilluar mirë e penjzor, të ndërtuar prej hifeve, të cilat gërshetohen midis tyre dhe krijojnë micelin. Hifet mund të jenë të paseptuara, atëherë hifa paraqet një qelizë të degëzuar shumëbërthamëshe ose janë të septuara, sic ndodh me kërpudhat e zhvilluara dhe kanë një ose me shumë bërthama.
Në kuadër të nënndarjes EUmycotina dallojmë klasët : fikomicete, askomicete dhe bazidiomicete, por kemi edhe klasifikime të tjera të kërpudhave
Klasa fikomicete : trupi i fikomiceteve mund te kete madhesi mikroskopike ose eshte mire i zhvilluar i ndertuar prej fijeve(hifeve) te paseptuara,degezuara,shumeberthameshe,qe thuren mes vete dhe ndertojne micelin.Muri i hifeve(qelizave) eshte i ndertuar prej hitini ose prej celuloze.Fikomicetet shunezohen me spore(zoospore,sporangjiospore)dhe me gamete.Keto kerpudha jetojne ne ujera dhe ne toke,ne menyre parazite dhe saprofite.Njera nder fikomicetet e njohura dhe mjaft e perhapur eshte myku(Mucor mucedo).Myku ndertohet prej fijeve-hifeve te degzuara,shumeberthamore,ngjyre hiri-bardhe ne forme rrjete te merimanges.Kjo kerpudhe,lehte mund te kultivohet ne kushte laboratorike.Mjafton qe pak buke e lagur te vehet nen nje zile qelqi,ne temperature te dhomes dhe te muntd te konstantohet se brenda tri-kater ditesh buken do ta mbuloje miceli i kesaj kerpudhe.Nje perfaqsues tjeter eshte edhe Vrugu i hardhise (plasmor viticola) e cila rritet si parazit ne gjethet dhe frutat e hardhise.Kjo kerpudhe parazite shfaqet ne pranvere,ne faqen e siperme te gjetheve te hardhise me njolla te verdha qe me vone marrin ngjyre te murrme,kurse ne faqen e poshtme del myku i bardhe,i perbere nga sporangjioforet me zoosporangje,te cilat shkeputen,ibart era dhe ne gjethet e shendosha e ne pika te ujit zhvillojne micelin e ri.Infektimi perhapet ne kohen e lagesht e te nxehte.Kjo kerpudhe luftohet me ane te preparateve kimike.
Klasa askomicete(Ascomycetes) : ne kete klase ben pjese nje numer i madh kerpudhash,rreth 20mije lloje.Miceli i tyre eshte i ndryshem.Ketu njihen kerpudhat e thjeshta(tharmet) dhe kerpudhat me micel te zhvilluar mire.Me te zhvilluarat jane ato me kapele-kapeleoret.Askomicetet jane kerpudha tokesore dhe jetojne ne menyre saprofite dhe parazite.Tipari me i rendesishem i kerpudhave askomicete eshte krijimi i askut,i cili paraqet nje sporangj ne forme gypi ose qyseje,ne brendi te te cilit krijonen me se shpeshti 8 askospore.Sipas ketij organi del edhe emri i askomicetece.Krijimit te askomiceteve i paraprin bashkimi dhe shkrirja e dy berthamave te miceleve te ndryshme te cilat,pas tri ndarjesh reduktive,krijojne tete berthama haploide,perkatsisht tete askospore.Asket (askuset) bashkohen ne trupa frutore qe quhen askokarpe.Ne grupin e askomiceteve me te thjeshta jane tharmet(Saccharomycetaceae).Keto kerpudha njeqelizore,forme vezake,topthi ose elipse.Nuk formojne micelin e vertete.Tharmet shumzohen me ane te bulezimit (ne qeliza krijohen buleza-lyertha) dhe kur bulezat mbeten te pashkeputera krijojne vargje pak a shume te degezuara dhe keshtu krijojne pseudomicelin.Tharmet shumezohen edhe me ndarje te terthorte te qelizave,po edhe ne menyre seksuale,me c`rast kopulojne dy qeliza.