Jump to content

Kishë dhe kulturë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kishë dhe kulturë me Autor: Dhimitër Beduli. Botuesi: "Botimet IDK". Faqet e librit 240.

Në këtë vëllim, të botuar mbas vdekjes së dijetarit, përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri. Të shkruara në periudha të ndryshme të jetës së autorit, këto punime janë përzgjedhur nga botimet e tij të hershme ose të pjesshme, nga dorëshkrimet e lëna pa botuar, nga bashkëpunimet me Institutin e Studimeve Shqiptare, mandej me Institutin e Shkencave, më mbas me Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, me Fakultetin e Historisë e të Filologjisë etj.

Ato përfaqësojnë, sikurse shpresojnë përgatitës dhe botues, pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit dhe, njëherësh, atë më pak të njohur të bashkëndihmës së tij në kulturën tonë.