Kisha e Shën Kollit (Krutje e Sipërme)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha e Shën Kollit është kishë e tipit bazilikal e mbushur me çati dy ujëse me tjegulla.

Përbëhet nga narteksi në anën perëndimore dhe portiku me kollona guri. Naosi përbëhet nga tre nefe të ndara midis tyrë nëpërmjet dy radhë shtyllash prej druri, të cilat mbajnë një tavan dekorativ.

Ikonostasi prej druri mban ikona të punuara nga artisti i gjysmës së parë të shekullit të XIX-të, Naum Çetiri.

Monumenti është pikturuar nga Nikollë Çetiri në vitin 1811. Piktura përmban një cikël të plotë ikonografësh nga Dhjata e Re. Në faqen lindore kemi ndarjen klasike në tre breza të mëdhenj. Brezi i madh i shënjtorëve në këmbë, brezi i medalionëve, ku shënjtorët nuk janë vendosur në formë rrethi, por kanë një ndarje me hark nga sipër, mbështetur në linjë që të kujtojnë kollonat. Sipër tyre janë skena nga mrekullitë e Krishtit, dhe sipër tyre ka një brez të madh më këmbë. Edhe në absidë brezi i poshtëm është brezi I shënjtorëve më këmbë, mbi të brezi I apostujve dhe sipër tyre Shën Mëria Platitera.

Në faqen veriore dhe jugore sipër platformave është brezi I shënjtoreve më këmbë, i pasuar nga një brez I ngushtë, ku janë vendosur medalionet e vogla të shënjtorëve, që përshkohen diagonalisht nga një dekoracion vegjetal. Sipër brezit të medalioneve paraqiten skema nga jeta dhe mrekullitë e Krishtit.

Në faqen perëndimore mbi derën e hyrjes është skena e Krishtit vizionar. Në krah të djathtë të saj është figura e kryeëngjëllit Mihal, ndërsa në krahun e majtë paraqitet një grup shënjtoresh që mbajnë projektin e një kishe në duar. Në dy anët e këtij brezi mbyllen me figurën e madhe në këmbë të etërve të kishës. Sipër tyre, deri në gjërësinë e nikeve, vazhdon brezi I medalioneve të vegjël që vjen nga faqet veriore dhe jugore. Mbi skenën e Krishtit vizionar në qëndër, duke zënë një masë të madhe, është skena e Fjetjes së Shën Mërisë. Në të dy anët e kësaj skene janë pikturuar skena nga jeta dhe mrekullitë e krishtit.

Në faqen veriore të narteksit mbi harkun e portës së hyrjes, nuk ka afresk. Në qëndër është figura e Krishtit, në krahun e djathtë të saj është Shën Gjergji, në vithe të kalit është figura e një “Shënjtori të vogël” me kalë duke mbytur kuçedrën, dhe në krahun e majtë është figura e një shënjtori tjetër mbi kalë me ushtë në dorë, duke përsëritur të njëjtën lëvizje të Shën Gjergjit.