Jump to content

Kisha e Shën Thanasit (Elbasan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo kishë ortodokse ngrihet në skajin verior të qytetit të Elbasanit, u ndërtua në vitin 1846.

Skeda:3 - elbasan.jpg
Kisha e Vjeter

Fillimisht u ndërtua me përmasa të vogla, prej druri. Ajo ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive mortore të popullsisë ortodokse të lagjes Kala, pranë saj ndodheshin dhe varrezat. Në vitin 1942 realizohet ndërtimi i një kishe të re e cila zëvendësoi të vjetrën dhe u ndërtua me karakteristikat ndërtimore e arkitektonike të kishave të tjera të qytetit. Ceremonia e parë mortorei është bërë një qytetarje të ardhur në Elbasan më 1846, e njohur si Maria e Qyqes.Kjo Kishe ne ditet e sotme eshte nje qender ne te cilen behen te mundura ceremoni fetare si pagezimet.Kisha Shen Thanasi sot eshte edhe nje qender kulturore per femije.Brenda saj jane bere te mundura ambjente te cilat sherbejne per femijet.Shume prinder zgjedhin kete kishe per ti ofruar femijeve te tyre arsimin fillor epse ajo sherben si cerdhe apo kopesht per femijet nga mosha 3-5 vjec.Festat e pashkeve festohen nga shume njerez qe vendosin te vizitojne kete kishe vetem pak kilometra nga sheshi i Elbasanit.