Jump to content

Klement Kolaneci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klement Kolaneci lindi më 26 shkurt të vitit 1948 në Tiranë. U nda nga jeta më 21 prill 2016. Ai ishte arkitekt i më shumë se 400 veprave arkitekturore në Shqipëri. Një nga veprat simbol në Shqipëri, që mban firmën e arkitektit Klement Kolaneci është ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha, i njohur ndryshe si Piramida. Piramida e Tiranes u ndërtua dhe u inaugurua si muzeu "Enver Hoxha" në vitin 1988 në Tiranë, pra tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Nje tjeter veper e projektuar prej tij eshte Pallati i Kongreseve.