Jump to content

Klithma (memorial)

Coordinates: 41°6′49″N 20°5′6″E / 41.11361°N 20.08500°E / 41.11361; 20.08500
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°6′49″N 20°5′6″E / 41.11361°N 20.08500°E / 41.11361; 20.08500 MemorialI i quajtur "Klithma" është i vendosur në sheshin "1 maji" në Elbasan, në shenjë mirënjohjeje për popullin e këtij qyteti që ka mirëpritur komunitetin çam gjatë gjenocidit pas Luftës së Dytë Botërore. Ky memorial do të kujtojë ditën e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe mirënjohjen ndaj elbasanasve që hapën dyert për të pritur popullin çam. Dita e 27 qershorit të vitit 1944 tashmë ka mbetur në historinë e përgjakur shqiptare si dita kur grekët detyruan me forcë rreth 25 mijë persona të komunitetit çam që të largoheshin nga trojet e veta. Memoriali është realizuar nga skulptori Vladimir Caridha dhe është financuar nga bashkia e qytetit dhe komuniteti çam me një vlerë prej 2.5 milionë lekësh.