Jump to content

Klubi i mëngjesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klubi i mëngjesit ka nisur transmetimet në muajin tetor të 2009-ës, dhe është stabilizuar shpejt si njëri nga programet më të ndjekur në radiot dhe ekranet shqiptare. Emisioni është ideuar dhe realizohet si një bisedë e hapur, e lirshme dhe spontane mes drejtuesve dhe audiencës. E modeluar në traditën më të mirë të radios anglo-saksone, "Klubi i mëngjesit" tenton të shkëputet ajo që dëgjohet rutinë në radiot shqiptare, duke u fokusuar tek përmbajtja, humori dhe interaktiviteti më tepër sesa tek ritmi frenetik që dëgjohet rëndom në valët FM.

Autorët e programit janë Blendi Salaj, Jerida Sakaj dhe Altin Sulaj, në studio janë të pranishëm Olta Reka (Teknika) dhe Lorenc Kaja (Regjia), program zhvillohet në formën e një shkëmbimi të ngrohtë dhe miqësor midis të pestëve.

“Klubi i mëngjesit” nis çdo ditë jave në orën 7:00 dhe përfundon në orën 10:00.

Programi nis me përshëndetjet e zakonshme dhe një pasqyrim (komik) i lajmeve më kryesore në vend.

Kalendari i ditës është një tjetër segment përditshëm që na çon prapa në kohë për të parë se çfarë ka ndodhur në këtë datë ndër vite. Shpesh kalendari I ditës ndërthuret me lojën e ditëlindjeve – ku stafi i "Klubit të mëngjesit" mundohet të gjejë sa vjeç mbushin sot personazhe të njohur në mënyrë që të kalojnë një natë romantike me ta.

Tema e ditës është një diskutim i përditshëm që hidhet në transmetim në orën 7:30 dhe vijon për gjatë gjithë emisionit. Tema interesante, intriguese dhe inteligjente që grishin audiencën të bëhet pjesë e programit duke dhënë mendimin apo qëndrimin e tyre në lidhje me temën e hedhur në diskutim.

Aktualiteti i ditës bëhet pjesë e programit çdo ditë në orën 8:00, duke bërë kujdes që program të mos marrë nuance politike, por të trajtohet gjithnjë në një këndvështrim qytetar, me interesin publik në mëndje.

Lajmet skiç, janë segmenti satirik dhe më thumbues i programit, kur lajme komike të përgatitura me kujdes godasin fenomenet negative të shoqërisë tonë.

Ora e Lojës është pjesamë aktive e "Klubit të mëngjesit". Dëgjuesit dhe teleshikuesit ftohen të marrin pjesë në kuize nga më të ndryshmet. Dëgjuesit shpërblehen me çmime të shumtë. Disa nga lojrat më të suksesshme të "Klubit të mëngjesit" përfshijnë :

  • Zëra të përgjumur – Ku zëra të personazheve publikë transformohen për tu bërë vështirë të dallueshëm
  • Ku jam unë sot ? Me Liberalizim Vizën – Lojë gjeografike për të zbuluar një vend në hartën e botës
  • Kënga misterioze – Disa nota nga një këngë shumë e njohur kthehen në sfidë
  • Tingulli misterioz – Një tingull i përditshëm bëhet i vështirë për tu gjetur jashtë kontekstit.
  • Pop Kuiz – Audienca dhe stafi ftohen në një kuiz gazmor në formë provimi ku katër pyetje jo fort të vështira kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.