Kodovjat
Kodovjati |
|---|
Njësia Administrative Kodovjat ndodhet në qëndër të Bashkisë Gramsh rreth 13.4 km larg nga qendra e bashkisë dhe sipërfaqe 8325 ha. Kodovjati kufizohet me njësi brenda bashkisë Gramsh.
Relievi i Kodovjatit karakterizohet nga përshkrimi i formave kryesore të relievit, male, kodra, fusha, etj. Lartësia varion nga 109 metra deri në 1000 metra mbi niveli e detit. Veçori të spikatura të peizazhit që e dallojnë zonën janë fushat kodrat dhe malet. Reliev kryesisht kodrinor- malor por nuk mungojn luginat dhe fushat ku gjenden dhe tokat bujqësore të kësaj njësie kryesisht pergjatë luginës së lumit Devoll.
Kjo NjA ka 12 fshatra të vendosura përgjatë luginës së Lumit Devoll dhe luginës së Përroit të Verçës. Gjithashtu në afërsi të këtyre vendbanimeve janë të pozicionuara tokat bujqësore. Popullsia e NjA Kodovjat numëron rreth 2721 banorë sipas të dhënave nga gjëndja civile bashkia Gramsh në janar 2025.
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |