Kërceni tek përmbajtja

Koduesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në sistemet digjitale, informatat ruhen dhe përpunohen në formën e numrave ose të kodeve binare. Por, meqë informatat elementare kryesisht nuk kanë formë binare, kodimi i tyre në numra të sistemit binar, përkatësisht në ndonjë kod binar, bëhet përmes qarqeve logjike të cilat njihen si kodues (ang.encoder).

Erida Vllasaliu

Erida Vllasalu është një vajzë 10 vjecare nga Kosova. Ajo është në klasën e pestë dhe ka fituar vendin e katërt në garat europiane të gjuhës angleze "Hippo Olympiad".Ajo po ashtu njihet për talentin dhe pasionin e saj në fushën e programimit.

Biografi Erida Vllasaliu ka lindur në Prishtinë. Ajo shkon në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë. Gjuhën angleze ajo e ka mësuar kur ka qenë në klasën e tretë por, as atëherë gjuhën angleze nuk e dinte siq duhet. "Prindërit gjithmonë më thoshin se gjuhën angleze duhet ta mësoja, sepse në klasë të parë unë nuk dija Anglisht. Mërzitesha kur dëgjoja të tjerët tek flisinin Anglisht e unë vetëm i shikoja e hutuar."- tha ajo. Pasioni i saj në fushën e programimit filloi që kure ajo ishte 9 vjec. "Talentin dhe pasionin që kam për Programimin e kam nga babai."-tha ajo. Ajo gjithmonë ka kaluar me nota shembullore në shkollë.Ajo ka edhe sporte të preferuara si: Tenisi, Futbolloi dhe Basketbolli.Në garën "Hippo Olympiad" ajo mori pjesë më 18 Mars të vitit 2023. "Roundi i parë ishte shumë i lehtë. Por, në 2 round-et e fundit u sfidova."-tregon ajo. Dhe kështu, ajo shpalli vitin 2023 si "Vitin më të mirë", sepse u bë e suksesshme në fushën e programimit dhe në garat europiane, ku e ngriti Kosovën në një vend shumë të lartë.

Programimi

Erida Vllasaliu filloi të mësonte programimin që nga mosha 9 vjece. Ajo tashmë ka 1 vit ekperiencë me gjuhë programuese si: HTML,CSS,JS,jQuery dhe MySQL. Ajo tregon se si me këto gjuhë programuese ajo ka ndërtuar web-faqe të ndryshme dhe e preferuara ishte "Restaurant web-page".

Ajo tregon se si programimi i ka ndihmuar shumë në ndërtimin e karrierës së saj. Poashtu tregon se si të qenit atomiste i ndihmon që t'i kuptojë më mirë mësimet e programimit.Ajo poashtu ka përmendur se do të shkruaj një libër për kodimin dhe një tjetër për mësimin e gjuhës angleze.

"Hippo Olympiad"

Hippo Olympiad është olimpiada ku Erida Vllasaliu tregoi njohuritë e saj rreth gjuhës angleze. Erida tregon se para se të kalonte në Semi-finale nuk donte të vazhdonte tutje dhe mendonte se nuk do të fitonte. Roundi "Europiean-Qualifiers" u mbajt në Venecia,Itali dhe Erida thotë se ajo kaloi një kohë të bukur gjersa ishte atje.Erida tregon se kur u kthye nga Italia me cmimin e saj, e gjithë shkolla e pritën me gëzim dhe kishin përgaditur një surprizë për të. Në këtë artikull u përmendën disa nga momentet më të lumtura të jetës së saj.

<a href="https://www.youtube.com/watch?v=ockhZtYD6Fg&t=344s">Klikoni për të shikuar intervistën e saj në RTK</a>

Koduesit e zakonshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koduesit përmes së cilëve kodohen m-informata elementare në një kod nbitësh, përmbajnë m-hyrje e n-dalje. Në hyrje të koduesit, në një moment të caktuar aplikohet sinjali i njërës nga m-informatat elementare që kodohen, kurse në dalje të tij paraqitet fjala kodike përkatëse n-bitëshe. Me qëllim që të standardizohet komunikimi, në pjesën vijuese të librit, nëse nuk theksohet ndryshe, vargjet e vlerave të sinjaleve hyrëse dhe dalëse, në rastet kur ka më shumë hyrje, ose më shumë dalje, do të jepen duke i vërejtur hyrjet dhe daljet, me radhën e cila shkonë prej lart - poshtë, ose prej majtas - djathtas.

Koduesi përmes të cilit kodohen shifrat decimale prej 1 deri në 9, në kodin NBCD.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Funksionimi i qarkut logjik të koduesit të dhënë më sipër mund të provohet duke marrë vlera të ndryshme hyrëse. Nëse, p.sh., sinjali me vlerën 1 aplikohet në hyrjen me numër 5, kurse në krejt hyrjet e tjera aplikohet sinjali me vlerën 0, përkatësisht nëse në hyrjet e qarkut aplikohen vlerat 000010000, në daljet A, B, C dhe D të qarkut fitohet fjala kodike 0101. Me qëllim që të duket më qartë mënyra e funksionimit të koduesit, në daljet e tij mund të lidhen dioda ndriçuese, ose, siç quhen ndryshe LED (nga Light Emiting Diode), të cilat ndriçojnë, nëse sinjali dalës ka vlerën 1. Kështu, p.sh., nëse në hyrje të qarkut aplikohet vargu i vlerave binare 000000100, në dalje të tij fitohet vargu 0111, përkatësisht ekuivalenti binar i shifrës decimale 7 dhe ndriçojnë diodat e vendosura në 3 daljet e fundit.Pa ndonjë kufizim, informatat elementare mund të kodohen në kode të ndryshme.

Koduesi përmes të cilit kodohen në kodin ciklik të dhënë përmes tabelës vijuese informatat elementare a, b, c, d dhe e, të cilat gjenerohen nga 5 terminalet e një sistemi digjital.

Që të përcaktohet saktësia e funksionimit të qarkut logjik të dhënë më sipër, si kodues në kodin ciklik të 5 sinjaleve hyrëse duhet të merren shembuj të kombinimeve të vlerave hyrëse, por ashtu që vetëm njëra prej tyre ta ketë vlerën 1. Kështu, p.sh., nëse në hyrje aplikohet vargu i vlerave 00010, në dalje fitohet fjala kodike 101, e cila gjenerohet kur vetëm hyrja d ka vlerën 1. Ngjashëm mund të provohet se gjenerohen edhe fjalët e tjera kodike të kodit ciklik të dhënë, nëse vlera 1 aplikohet në hyrjet e tjera të qarkut. Gjatë kodimit të informatave elementare, në kodues mund të parashihet edhe një dalje e veçantë, përmes së cilës sinjalizohet prurja e njëkohshme në hyrjet e koduesit, të më shumë se një informate, përkatësisht dalja për zbulim të gabimit.

Koduesi përmes të cilit kodohen informatat elementare A, B, C dhe D, me ekuivalentët binarë të shifrave decimale 1, 2, 3 dhe 4 - përkatësisht. Në kodues duhet të parashihet edhe dalja e veçantë g, në të cilën paraqitet sinjali me vlerën 1, nëse në hyrje të koduesit aplikohen njëkohësisht më shumë sinjale me vlerën 1.

Nëse në hyrje të qarkut të mësipërm, përkatësisht në hyrjet A, B, C dhe D, p.sh., aplikohet vargu i sinjaleve 0100, në daljet e tij x, y dhe z fitohet fjala kodike 011. Njëkohësisht, vlera e sinjalit në daljen g është 0, për të treguar se nuk është detektuar gabim. Por, kur njëkohësisht në dy hyrje të qarkut aplikohet sinjali 1, përkatësisht kërkohet kodimi i njëkohshëm i dy informatave elementare, në daljen g të qarkut gjenerohet sinjali 1, për të treguar se është gabuar. Kështu, p.sh., nëse vargu i sinjaleve në hyrjet e qarkut është 0110, kurse në daljet e qarkut lidhen dioda LED, do të ndriçojë vetëm dioda e vendosur në daljen g, përkatësisht vargu i vlerave të sinjaleve dalës është 0001. Fjalëve kodike që fitohen në dalje të koduesit mund t'u shtohet edhe shifra për paritet, qoftë të njësheve ose të zerove. Për këtë qëllim në fakt në dalje të koduesit parashihet një dalje e veçantë.