Kohë mashtrimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kohë mashtrimesh Autori: Arben Vata. Botuar nga "UET Press". Faqet e librit 298.

Libri është një përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik gjatë periudhës 2004-2013: janë 101 artikuj të zgjedhur nga moria e atyre të botuar nga autori gjatë kësaj periudhe.

Artikujt pasqyrojnë ngjarjet dhe dukuritë e realitetit tonë gjatë kësaj periudhe, si kanë ndodhur, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm, në mënyrë tepër korrekte dhe me një gjuhë të thjeshtë. Në renditjen e artikujve nuk është ruajtur rrjedhja kronologjike, pasi më tepër se një përmbledhje e thjeshtë, synohet ndërgjegjësimi rreth problematikave sociale e politike të vendit.

Është një mundësi e mirë për të risjellë edhe një herë në vëmendje marrëdhënie, ngjarje, episode, që ndonëse përfshijnë një periudhë të shkurtër, mund të shërbejnë si një burim i shkëlqyer refrence.