Kokojka e Frashërit
Appearance
Kokojka e Frashërit është mal në veriperëndim të Dangëllisë, në rrethin e Përmetit. Është i ndërtuar nga gëlqerorë e nga flishi i paleogjenit. Ka dy maja të larta, Kokojka (1549 m) dhe Tabori (1572 m). Është i mbuluar me pyje të dendura dushku dhe veçanërisht bredhi të Maqedonisë, që ngjitet deri në afërsi të majave. Masivi me bredha, një nga më të mëdhenjtë e më të bukurit e vendit, është shpallur park kombëtar.