Kol Derragjati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kol Derragjati u lind në Derragjat të rrethit të Shkodrës në një familje me tradita të hershme atdhetare. Në vitin 1943 në shtëpinë e tij u formua Çeta Partizane e Nënshkodrës. Pjesëtarë të familjes së tij ndihmuan shumë për këtë Çetë. Pjetër Derragjati, pjesëtar i familjes, ishte nënkomandant i Çetës. Kudo që punoi e militoi mbas çlirimit, ai reflektoi ndërgjegje të lartë.