Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i Kosovës
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) është agjenci e pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.
KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas Ligjit të Minierave dhe Mineraleve.
KPMM zbaton Ligjin për Qasjen në Dokumentet Zyrtare, Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe të gjitha ligjet tjera që rregullojnë veprimtarinë dhe menaxhimin e autoriteteve publike në Kosovë.
KPMM ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:
- hulumtimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë dhe shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë minerare në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve dhe Strategjinë Minerare;
- përputhjen e përgjithshme të veprimtarive minerare me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe kushtet e Licencave, dhe Lejeve të lëshuara nga KPMM në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve.
KPMM ka kompetencën për ushtrimin e funksioneve në vijim, në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve:
- lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e Licencave dhe Lejeve;
- themelimin dhe mirëmbajtjen e një kadastre të minierave dhe një baze të të dhënave GIS që përmban të dhëna gjeografike, gjeologjike dhe të dhëna të tjera relevante ekonomike si dhe të gjithë titujt ekzistues të mineraleve dhe të drejtave minerare; dhe- nxjerrjen e rregullave për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të KPMM-së.
KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Qeveria.
KPMM është një organ i pavarur që i raporton drejtpërsëdrejti Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet si dhe Ligji nr. 04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet paraqesin statusin ligjor të KPMM-163 për Minierat dhe Mineralet paraqesin statusin ligjor të KPMM-së.
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KPMM ka në misionin e tij të lëshojë dhe të administrojë te gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar, të kryej mbikqyrjen teknike të instalimeve minerare dhe të impjanteve, si dhe të përpilojë rregulloret ligjore, të sigursë dhe shëndetit në vendet e punës. Me qëllim që të këshillojë investitorët, KPMM bën vlerësimet e burimeve gjeologjike, këshillon investitoret per zonat potenciale të interesit dhe ofron informata për shërbime të orientuara për ndonjë çështje që ka lidhje me interes në botën e shfrytëzimit minerar.
Misioni i KPMM (ICMM) eshte zhvillimi me efektivitet, i sigurte dhe i vazhdueshem ui vendburimeve te Kosoves dhe per te realizuar kete gje duhet te merren ne konsidetare aspektet qe vijojne:
- Sigurimi i perdorimit optimal i vendburimeve dhe grumbullimi i te ardhurave me qellim qe te mbrohen interesat e popullates vendase dhe me marre masa per zhvillim ekonomik – planet e shfrytezimit minerar duhet te perpilohen dhe te mbeshteten brenda kuadrit te kerkesave ligjore.
- Krijimi i nje strukture gjeo – informacioni me qellim qe te jepet nje informacion transparent i domosdoshem, boteror per te vendosur menjehere e aty per aty vendimmarresit e interesuar.
- Te vrojtoje forcat e tregut dhe te pershtase prirjet per ndryshim, per te siguruar qe projektet jane zhvilluar sipas diktimit te tregut. Projektet e kthyera mund te arkivohen derisa te behen te vlefshem.
- Te behet koordinimi me institucionet e tjera per te siguruar qe prioritetet jane te vrojtuara dhe qe planifikimi per te ardhmen eshte kryer per nje zhvillim me te mire te vendburimeve te vendit. Te sigurohet qe institucionet e tjera te mos nxjerrin jashte perdorimit rezervat e shfrytezueshme me ndertimin e sherbimeve mbi vendburimet ekzistuese.
Struktura Organizative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bordi: – KPMM udhëhiqet nga Bordi i KPMM-së. Detyrat dhe funksionet e Bordit të KPMM-së përcaktohen sipas nenit 59 deri 62 të ligjit për Minierat dhe Mineralet.
- Drejtori: – Drejtori i KPMM-së udhëheqë punën zakonshme të KPMM-së, ushtron të gjitha funksionet të deleguara nga Bordi i KPMM-së; në pajtim me legjislacionin në fuqi.
- Njësia e Auditimit të Brendshëm: – NJAB ekzaminon dhe vlerëson efektivitetin adekuat të sistemit të kontrollit menaxhues, politikat, procedurat dhe planet e OB si edhe organizatat përkrahëse të jenë të adaptuar që të udhëheqin aktivitetet e tyre.
- Departamenti i Inspektoratit: – kryen inspektimet e të gjithave aktiviteteve minerare sipërfaqësore dhe nëntokësore (në përputhje me kushtet e licencës) duke përfshirë edhe eksplozivet (shpim-plasjet), në koordinim me KFOR-in dhe MPB-ne. Bën inspektimin në raste të aksidenteve që lidhen me miniera, inspektimin e operimeve ilegale, si dhe sekuestrimin e pajisjeve dhe resurseve te veprimet ilegale.
- Departamenti i Gjeodezisë: – kryen të gjitha aktivitetet e matjeve gjeodezike dhe inspektimin në miniera, verifikimin e koordinatave te te gjitha aplikacionet, verifikimin e koordinatave te fushave para minuese, verifikimi i situacioneve te rezervave te shfrytëzuara gjatë vitit kalendarik.
- Departamenti i Gjeologjisë: – kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme që të sigurojë hulumtimin dhe shfrytëzimin e licencuar, të rregullt dhe optimal të resurseve minerale të Kosovës në përputhshmëri me ligjin e Minierave dhe Mineraleve dhe Strategjinë Minerare, shfrytëzim optimal të mineraleve dhe zhvillim të pranueshëm mjedisor. Po ashtu kryen marrjen, përpilimin dhe arkivimin e të dhënave gjeo-shkencore të territorit të Kosovës.
- Departamenti i GIS-it – mbikqyrë Sistemin e Menaxhimit Informativ (SMI) për Gjeo-Databazën e Kosovës (SMI GDK). SMI mbështet punët e KPMM-se, menaxhon çdo të dhënë të KPMM të ruajtur në mënyrë elektronike (siç janë dokumentet dhe raportet, hartat gjeoshkencore, të dhënat e vendburimeve minerale, arkivën dhe të tjera).
- Departamenti Ligjor – ndihmon në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor, në bashkëpunim të ngushtë me Bordin, Drejtorinë, departamentet dhe njësitë tjera organizative nga fushëveprimi i KPMM-së. Ndihmon në hartimin e akteve të ndryshme që nxirren nga Bordi dhe Drejtoria. Bën verifikimin dhe sigurimin e përputhshmërisë me parimet themelore të jurisprudencës, si dhe respektimi i teknikave legjislative, për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të propozuara apo sponsorizuara dhe të miratuara në KPMM.
- Departamenti i Administratës – u ofron departamenteve tjera të institucionit, në mënyrë efektive dhe efiqiente, shërbime administrative, shërbime të transportit e logjistikës, shërbime të personelit dhe shërbime gjuhësore; e përmes shërbimeve të kontraktuara, edhe qiranë e objektit, sigurimin fizik dhe mirëmbajtjen e objektit të KPMM-së. Departamenti i Administratës përmban: Divizionin e Transportit dhe Logjistikës, Sektorin e Personelit dhe Sektorin Gjuhësor.
- Departamenti i Financave – ka pergjegjësi që të menaxhojë buxhetin e KPMM-së, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë Nr. 03/L-048, si dhe të bëjë grumbullimin e Rentës Minerare në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163, si dhe ligjin Nr. 04/L-158 per Ndryshimin dhe Plotesimin e ligjit bazik per Minierat dhe Mineralet. Departamenti i Financave përmban: Divizionin e të Hyrave dhe Njësinë e Pagesave.
- Departamenti i Prokurimit – është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit në KPMM në pajtim me dispozitat e Ligjit te Prokurimit Publik te Kosovës. Bën organizimin dhe administrimin e përgjithshëm te prokurimit brenda KPMM, kryerjen e aktiviteteve të prokurimit përfshirë specifikimin, pranimin dhe vlerësimin e tenderëve, kontratave si dhe ndërlidhja për të siguruar implementimin e të gjitha aktiviteteve dhe sistemeve të furnizimit.
- Departamenti i Teknologjisë Informative – është përgjegjës për funksionimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së teknologjisë informative ne Komisionin e Pavarur te Minierave dhe Mineraleve. Bën sigurimin e zgjidhjeve kualitative të teknologjisë informative për mundësimin e shkëmbimit të shpejtë, të lehtë dhe në formë të përshtatshme të informatave brenda dhe jashtë KPMM-së.