Komiteti i Rajoneve
Komiteti i Rajoneve (anglisht: Committee of the Regions) është krijuar në vitin 1992 nga Traktati i Maastricht-it, Komiteti i Rajoneve përbëhet nga 222 përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale të cilët emërohen nga Këshilli për një periudhë katër vjeçare bazuar në propozimet unanime që vijnë nga shtetet anëtarë. Këshilli, Parlamenti dhe Komisioni i drejtohen për këshillim këtij komiteti në fushat që kanë lidhje me interesat vendorë dhe rajonalë siç janë arsimi, rinia, kultura, shëndeti dhe kohezioni ekonomik dhe social. Ai gjithashtu mund të lëshojë opinione me nismën e vet. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit, Komitetit duhet t'i drejtohen për këshillim edhe në këto fusha: mjedisi, Fondi Social, përgatitja profesionale, bashkëpunimi ndër-kufitar dhe transporti. Ndërsa Traktati i Nicës nuk e ndryshoi përbërjen dhe numrin e anëtarëve të Komitetit por duke marrë parasysh edhe zgjerimet e ardhshme theksoi se numri i anëtarëve nuk mund të kalojë 350 veta.[1]