Koncert për violinë dhe orkestër
Titulli: Koncert për violinë dhe orkestër
Autori: Vasil S. Tole
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë[1]
Viti i botimit: 2024
Nr. faqeve: 74
ISMN: 979-0-9021602-8-5
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbi koncertin për violinë dhe orkestër simfonike të Vasil S. TOLE[2]
▪︎ “Një vepër thellësisht origjinale dhe e fuqishme, që shton një gur të çmuar në repertorin për violinë dhe orkestër të krijmtarisë shqiptare” .
Tedi Papavrami
▪︎ “Koncerti për violinë dhe orkestër i kompozitorit Vasil S.Tole është një vepër dinjitoze, që i ka rrënjët në pasurinë e jashtëzakonshme dhe unike të folklorit shqiptar. Me përmasa substanciale dhe me një identitet krijues mjat të qartë, kjo vepër e re e shekullit XXI shpalos dukshëm një gamë impresionuese të shprehjes muzikore, ku spikat thellesia e saj emocionale – një vepër që pa dyshim pasuron fondin e literaturës sonë muzikore kombëtare.”
Dr. Thoma Simaku, kompozitor, Profesor i Kompozicionit ne University of York, Angli.
▪︎”Vepra ka ngarkesë ideore dhe teknike të lartë si për solistin, ashtu edhe për dirigjentin e orkestrën. Kjo për shkak të gjuhës muzikore, teknikës së avancuar instrumentale si dhe përdorimit të ritmikave që hasen në faqet e koncertit”.
Lorenc Radovani, Profesor i violinës në Universitetin e Arteve, Tiranë
▪︎”I like the modality and the logic of the syntax, nourishing of folkloristic music”.
Dieter Ammann, Professor of Theory and Composition at the Lucerne School of Music and a lecturer at the Bern University of the Arts, Zvicër
▪︎ “Koncerti për violinë i Vaso Toles përmbledh një eksperiencë të gjatë muzikore dhe është i mbushur me situata muzikale ekselente. Lënda dramatike vjen dhe derdhet në forma lirike në sajë të insistencës dialoguese midis orkestrës dhe solistes, duke ofruar kësisoj një vepër jashtë klasifikimeve estetike”.
Akademik Stefan Çapaliku, shkrimtar
▪︎ “Me kohëzgjatje Beethoveniane dhe shtrirje të skajshme të partit solistik në më shumë se 4 oktava, takojmë tek koncerti për violinë i Toles që nga Kabatë popullore e deri tek shkolla tradicionale, duke krijuar kështu një sintezë të hijshme të “Virtuozizmit violinistik shqiptar”.
Florian Vlashi, violinist solist, anëtar i “Sinfónica de Galicia” dhe drejtues i “Grupo Instrumental Siglo XX”, Spanjë.
▪︎ “Një vepër e rëndësishme dhe e spikatur në karrierën e kompozitorit Tole. Vlerësoj tendencën për zhvillimin e traditës së muzikës shqiptare”.
-Prof. Endri Sina, kompozitor në Fakultetin e Muzikës, Universiteti i Arteve-UART, Tiranë.
▪︎ “Në të mbizotëron bukuria e materialit muzikor si dhe shtjellimi dinamik e virtuoz i partit të violinës, që e bën këtë koncert për violinë kaq të veçantë në tërë repertorin violinistik kombëtar e më gjerë”.
Orkestra Simfonike e RTSH
▪︎ “Për mua është privilegj të performoj një premiere boterore të një koncerti për violinë, aq më tepër të një kompozitori në nivelin e Vaso Toles”
Laura Llozi, violiniste soliste
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Koncert për violinë dhe orkestër – Vasil Tole" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-10-19.
- ^ "Vasil Tole" (në anglishte amerikane). 2024-10-08. Marrë më 2024-10-19.