Jump to content

Konfuci thënie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

• Mos u hakmerr,sepse pas hakmarrjes vjen pendimi


• Injoranca është nata e mendjes,madje është një natë pa yje e pa hënë


• Kush nuk bën ekonomi,do të vdesnë agoni


• Tepria nuk është më mirë se mangësia


• Kur fjalët do të humbasin domethënien e tyre,njerëzit do të humbasin lirinë e tyre

• Natyra e njeriut është gjithmonë e njëjtë,Janë zakonet që i ndajnë njerëzit

• Njeriu i urtë flet pak e bën shumë

• Dashuria e përjetshme zgjat tre muaj

• Jeto siç do të doje të kishe jetuar po të ishe në çastin e fundit të jetës

• Zgjidh një punë që të pëlqen të bësh,e nuk do të punosh asnjë ditë të jetës sate

• Nëse takon një njeri fisnik,përpiqu ti ngjasosh.Nëse takon një njeri mediokër,përpiqu të gjesh të metat e tij tek vetja jote

• Më mirë të ndezim një qiri se të mallkojmë errësirën

• Kudo që të shkosh shko me gjithë zemër

• Çdo gjë ka bukurinë e vet,por jo çdokush arrin ta shohë


• Mos u nis të bësh mirë nëse nuk je i përgatitur për mosmirënjohjen

• Nëse sheh një të uritur,mos i jep oriz: mësoje ta kultivojë

• Mos ua bë të tjerëve atë që s'do që të tjerët të ta bëjnë ty

• Qielli nuk ka të afërm, të gjithë njerëzit i trajton njëlloj

• Mëso të shkuarën nëse do të dish të ardhmen

• Para se të nisësh rrugën e hakmarrjes,hap dy varre

• Ku ka edukim nuk ka diskriminim