Jump to content

Kongresi Botëror i Telefonave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kongresi Botëror i Telefonave është shfaqja më e madhe në botën e teknologjisë. Shumë nga kompanitë më të njohura nxjerrin për herë të parë telefonat inteligjentë dhe tabletët, për të cilët do të flitet gjatë gjithë vitit.

Kongresi i vitit 2013 hapet të hënën në datë 24 në Barcelonë, por disa ngjarje janë rezervuar edhe për të dielën para hapjes, po ashtu dhe lajmërimet, që do të bëhen gjatë kongresit, janë rezervuar kohë më parë.

Kompania Huawei do të nxjerrë dy tabletë, orën inteligjente si dhe pasardhësin e brezit të telefonave Ascend, Ascend P7.

Kompania HTC do të nxjerrë HTC One, me emrin e koduar M8, por nuk është akoma e qartë nëse do të zbulohet një telefon i ri, apo do të dalë një model i ri i një prej telefonave që kanë dalë më parë.

Kompania LG do të nxjerrë telefonin inteligjent LG G Pro 2, telefonin G2 Mini, ndërsa në mars do të nxjerrë telefonin G3.

Kompania Nokia ka rezervuar datat për të nxjerrë telefonin Nokia X, i cili flitet se do të jetë telefoni i parë Android i cili nuk do të ketë Google.

Kompania Samsung do të nxjerrë Samsung Galaxy S5, dhe pritet që ta bëj të hënën. Flitet gjithashtu për Galaxy Gear 2, dhe një model të ri i orës inteligjente.

Kompania Sony do të nxjerrë Sony Xperia Z1 dhe telefonin Sony Sirius me ekran 5 inç.