Jump to content

Konkurrenca jolojale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Konkurencë jolojale janë veprimet e tregtarëve me të cilat në konkurencën e tregut cënohet praktika e mirë afariste. Në transaksionet me natyrë komerciale, industriale apo bujqësore të gjitha aktet që lidhen me konkurrencën, por që janë në konflikt me praktikat e mira tregtare janë të ndaluara. [1]

Koncurenca jolojale bëhet atëherë kur reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve bëhet duke përdorur të dhëna ose shprehje të cilat ndikojnë padrejtësisht mbi biznesin e një tregtari tjetër, duke shfrytëzuar emrin e tregtarit tjetër ose prodhimet apo shërbimeve të tij; reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve me të cilat fyhet ose nënçmohet tregtari tjetër në baza nacionale, racore, politike dhe fetare;ofrimi i të dhënave apo përhapja e thashethemeve për tregtarin tjetër, nëse ato të dhëna dëmtojnë ose mund të sjellin dëm imazhit ose afarizmit të tregtarit tjetër, përveç rasteve kur informacioni është i vertetë; shitja e mallit me shenja dhe të dhëna, të cilat krijojnë ose mund të krijojnë konfuzion lidhur me prejardhjen, prodhimtarinë, sasinë, cilësinë ose karakteristikat e tjera të mallit; fshehja e mangësive ose gabimeve të mallit dhe shërbimeve ose shkaktimi i hutive të tjera tek konsumatorët; veprimet e tregtarit të drejtuara në ndërprerjen e marrëdhënjeve afariste në mes tregtarëve të tjerë, ose pamundësimi apo vështirësimi i marrëdhënieve afariste midis tregtarëve si dhe veprime të ngjajshme.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJI PËR TREGTINË E BRENDSHME Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 5 mars 2012 tek Wayback Machine