Jump to content

Kontabiliteti i organizatave jofitimprurëse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull ka të bëjë me kontabilitetin e organizatave publike dhe jopublike, dallimin mes tyre, njësitë buxhetore, të drejtën e harxhimit si dhe paraqitjen e pasqyrës financiare. Ajo që është me rëndësi është se që të dyja llojet e organizatave kanë për obligim të paraqesin një pasqyrë jo vetëm të verpimtarisë së tyre por edhe implikimeve buxhetore, dmth duhet të pasqyrojnë financat e tyre. Një njohje më e gjerë e natyrave të këtyre organizatave na ndihmon edhe të dimë se si shkojnë këto proceduara si dhe të dallojmë detyrat e njërës dhe tjetrës sa i përket pasqyrimit të financave. Organizatave jofitimprurëse u kërkohet t’i raportojnë shpenzimet dhe të ardhurat e tyre me shumën bruto. Pse?

Kontabiliteti i OJF-ve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rëndësia e organizatave jofitimprurëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qëllimi i sektorit jofitimprurës është t’i shërbejë shoqërisë. Brenda sektorit jofitimprurës egzistojnë një shumëllojshmëri çështjesh dhe organizatash që janë në rritje. Pa egzistencën e organizatave jofitimprurëse, dhe të miliona vullnetarëve, shoqërisë do t’i mungonin shumë shërbime të vleshme, të shumëllojshme dhe pjesëmarrje civile. Organizatat jofitimprurëse janë të rëndësishme sepse ato sigurojnë shërbime që nuk mund të ofrohen nga sektori privat fitimprurës. Shumë shërbime të nevojshme për shoqërinë nuk sigurojnë përfitime dhe janë jo tërheqëse për sektorin privat fitimprurës. P.sh egzistojnë organizata jofitimprurëse që ofrojnë programe që ndihmojnë në zgjedhjen e konflikteve, në përmirësimin e komunukimit, që interesohen për çështje sociale, që i adresohen të rinjve për t’i parandaluara ata nga përdorimi i produkteve të dëmshme, si ta ruajnë shëndetin; ofrojnë mënyra të ndryshme argëtimi me një çmimë të konsiderushuëm, ose bëjnë sigurimin e shërbimeve të ndryshme që plotësojnë nevojat bazë të tyre, përseri me një çmim të konsiderushëm. Bizneset private fitimprurëse nuk kanë shumë interes në ofrimin e shërbimeve të tilla sepse klientet nuk kanë mnudësi financiare të paguajnë për to. Duke qenë se organizatat jofitimprurëse egzistojnë, këto shërbime u ofrohen, dhe shumë individë përfitojnë, ashtu si edhe shoqëria në përgjithësi. Këto organizata janë të rëndësishme sepse lejojnë qytetarët të marrin pjesë në komunitetet e tyre kolektivisht.

Klasifikimi i organizatave jofitimprurëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Egziston një ndarje e organizatave jofitimprurëse dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Ato ndahen në: 1. Organizatat jofitimprurëse publike dhe 2. Organizatat jofitimprurëse jopublike Klasifikimi i organizatave jofitimprurëse publike dhe jopublike ka rëndësi, sepse organizatat jofitimprurëse publike nuk zbatojnë të njëjtat standarte që zbatojnë organizatat jofitimprurëse jopublike. Më tutje duhet të kemi parasysh edhe dallimin në mes organizatave jofitimprurëse jopublike, nga organizatat vullnetare të shëndetësisë dhe të mirëqenies ose organizatave të tjera jofitimprurëse. Kjo ka rëndësi sepse midis tyre ka dallime në kontabilitet dhe në raportimin financiar. Organizatat vullnetare të shëndetësisë dhe të mirëqenies krijohen për të kryer lloje të ndryshme shërbimesh shëndetësore, të mirëqenies dhe të komunitetit, për segmente të ndryshme të shoqërisë. Këto shërbime financohen kryesisht, nga kontributet vullnetare të popullsisë, të cilat nuk taksohen. Këto organizata kanë disa tipare dalluese: 1. Qëllimi i tyre është të plotësojë nevojat e komunitetit, për shërbimet shëndetësore, të mirëqenies ose shërbime të tjera shoqërore; Shërbimet e tyre kanë natyrë vullnetare, si rrjedhojë ato nuk taksohen ose për to paguhet një taksë e vogël, në përpjestim me shërbimin e kryer.

2. Mardhënja e tyre me siguruesit e burimeve financiare është e veçantë. Siguruesit e burimeve financiare, nuk janë përfitusiit kryesor të shërbimeve ose të përfitimeve nga këto organizata.

3. Organizatat e tjera jofitimprurëse mund të kryejn shërbime të ngjashme me ato që realizojnë organizatat vullnetare të shëndetësisë dhe të mirëqenies, por për dallim nga to, organizatat e tjera jofitimprurëse i sigurojnë burimete e financimit nga përfitusit kryesor të shërbimeve të tyre, të cilët paguajnë tarifa për shërbimet si dhe anëtarët e organizatës.

Organizatat vullnetare të shëndetësisë dhe të mirëqenies ndihmojnë fëmijet, të cilët i kanë nënat në punë, japin këshilla për familjet, japin ushqime dhe krijojnë mundësi argëtimi për të moshuarit, mbrojnë fëmijët nga abuzimet etj. Pjesa më e madhe e këtyre organizatave, cakton tarifa të ulta për përfituesit që kanë vështirësi për të paguar. Për llogaritjen e tarifave merret parasysh madhësia e familjeve dhe të ardhurat e tyre. Organizatat e tjera jofitimprurëse veprojnë, zakonisht, si biznese private me qëllim të qartë përfitimi ekonomik, në formën e dividentes, në formë të kostove më të ulta etj, për anëtarët dhe për aksionarët e tyre. Në këtë grupim përfshihen edhe organizatat me të vërtetë jofitimprurëse jopublike si: bibliotekat, muzeumet, institucionet të tjera kulturore, organizatat qytetare, partitë politike, fondacionet private dhe të komuniteteve, shkollat private fillore dhe të mesme, shoqatat profesjonale, organizatat fetare, organizatat kërkuse shkencore etj.

Aktivët dhe burimet e financimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas standarteve të kontabilitetit kërkojnë që burimet e veta (pasuria neto) e organizatave jofitimprurëse jopublike të klasifikohen në tri grupe: - Burimet të veta të pakufizuara – pra pjesa e burimeve të veta që nuk ka kufizime në përdorim. - Burimet e veta të përkufizuara përkohësisht – pra pjesa e burimeve të veta, përdorimi i së cilës është i kufizuar nga kufijtë (limitet) që kanë vënë donatorët. Kufizimet të cilat mund të jenë kohore ose të lidhura me qëllimin e përdorimit të burimeve financiare që vihet në dispozicion të organizatës. - Burimet të veta të kufizuara përgjithmonë – pra pjesa e burimeve të veta, përdorimi i së cilës është i kufizuar nga kufizimet e përhershme që kanë vënë donatorët. Këto kufizime nuk ndryshojnë me kalimin e kohës as si rrjedhojë e veprimeve që kryen organizata.

Aktivet afatgjata

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktivet afatgjata materiale pasqyrohen të vlerësuara me kosto, ndërsa kur janë të përfituara si dhurime, me vlerën e tregut në datën e dhurimit. Shpenzimi i zhvlerësimit dhe zhvlerësimi i akumuluar regjistrohen për aktivet afatgjata që janë në përdorim. Koleksionet konsiderohen veprat e artit, thesaret historike ose aktiveve të tjera të ngjashme, të cilat mbahen nga organizatat jofitimprurëse: - Për t’u ekspozuar përpara publikut, për qëllime arsimore ose për kërkime shkencore; - Për t’u ruajtur, për t’u mbrojtur dhe për të evituar konsumimin e tyre; - Për të zbatuar politika që përcaktojnë blerjen e aktiveve të të njëjtit lloj, me arkëtimiet e realizuara nga shitja e aktiveve të tjera. Organizatat jofitimprurëse mund t’i kapitalizojnë ose mund të mos i kapitalizojnë koleksionet. Kur i kapitalizojnë, ato i pasqyrojnë koleksionet e përfituara si dhurime në përbërje të aktiveve afatgjata, me vlerën e tregut në datën e dhurimit. Vlera e kontributeve korrespodouese pasqyrohet në grupin përkatës të burimeve të veta. Në rastet kur koleksionet e përfituara si dhurime nuk kapitalizohen. Kontributet përkatëse nuk kontabilizohen si dhurime për kolesione, por paraqiten edhe sqarohen në relacionin që shoqëron pasqyrat financiare. Letrat me vlerë që blejnë organizatat jofitimprurëse pasqyrohen me koston e blerjes se tyre. Kur përfitohen si dhurime, ato pasqyrohen me vlerën e tregut në datën e dhurimit. Kontratat e dhurimit kanë premtime të dhëna nga donatorët, për t’i derdhur OJF-ve shuma të caktuara, me ose pa kushte. Ato pasqyrohen në kontabilitetin e OJF-ve, në përbërje të aktiveve, vetë kur janë pa kusht. Kontratat e dhurimit pa kusht nuk parashikojnë klauzula, të cilat do t’i çlironin dhuruesit nga detyrimi në qoftëse do të vërtetoheshin ose jo ngjarje të ardhme dhe të pasigurta. Kontratat e dhurimit me kusht përmbajë kushte të vendosura nga dhuruesit. Kontratat e dhurimit pa kushte të aktiveve me afat 1 vit, pasqyrohen në kontabilitetin e OJF-ve në përbërje të aktiveve afatshkurtra (të drejta për t’u arkëtuar). Ato pasqyrohen edhe si kontribute, me vlerën neto që pritet të arkëtohet (shuma bruto për t’u arkëtuar minus shuma që vlerësohet paraprakishtë si e paarkëtueshme). Kontratat e dhurimit të aktiveve me afate më të gjata se një vit, pasqyrohen në kontabilitetin e OJF-ve me vlerën e tyre reale. Kontratat e dhurimit me kusht nuk pasqyrohen si aktive për t’u arkëtuara, por paraqiten edhe sqarohen në relacionin që shoqëron pasqyrat financiare.

Shpenzimet dhe të ardhurat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizatave jofitimprurëse u kërkohet t’i raportojnë shpenzimet dhe të ardhurat e tyre me shumën bruto. Shpenzime dhe të ardhura të OJF-ve quhen ato që kryhen dhe përfitohen në rrjedhën e veprimtarisë kryesore të tyre. Konsiderohen fitime dhe humbje për organizatat jofitimprurëse, ato shuma të paguara ose të arkëtuara, të cilat janë rrjedhojë e veprimeve që nuk përbëjnë objektin e veprimtarisë kryesore të OJF-së, por konsiderohen të parëndësishme ose rastësore. Për këtë arsye, ndodh që një veprim i caktuar, si p.sh. veprimi i grumbullimit të fondeve të raportohet si e ardhur në një OJF, në të cilën ai luan rol të rëndësishëm në sigurimine burimeve të financimit të veprimtarisë kryesore të saj dhe të pasqyrohet si fitim në një OJF tjetër. Baza e kontabilitetit që u kërkohet të përdorin organizatat jofitimprurëse jopublike është baza rrjedhëse. Atyre nuk u lejohet të përdorin ndonjë bazë tjetër dhe as të bëjnë regjistime rregulluese në fund të vitit për t’i konvertuar të dhënat në bazën rrjedhëse. Organizatave jofitimprurëse, u kërkohet të raportojnë të ardhurat, fitimet edhe humbjet e tyre, duke i klasifikuar ndryshimet që shkaktojnë ato në tri grupimet e burimeve të veta, të kufizuara përkohësisht, dhe të kufizuara përshithmonë. Ky klasifikim varet nga ekzistenca dhe natyra e kufizimeve të bëra nga dhuruesit. Sipas standarteve të kontabilitetit organizatave jofitimprurëse jupublike nuk u kërkojnë, që ato të përdorin kontabilitetin amerikan të fondeve publike. Megjithatë, shumë organizata jofitimprurëse jopublike marrin grante dhe kontribute të kushtëzuara për qëllime të caktuara. Ato e përdorin kontabilitetin e fondeve (në SHBA, por edhe në vende tjera) për t’iu përmbajtur këtyre kushtëzimeve dhe për t’u treguar të përgjegjshëm ndaj donatorëve. Ka raste që disa prej organizatave jofitimprurëse jopublike e përdorin kontabilitetin e fondeve, mëgjithse nuk përfitojnë shuma të mëdha grantesh dhe kontributesh të kushtëzuara. Kontabiliteti i fondeve përdoret zakonisht, në shkollat private dhe në organizatat fetare, spese ekziztojnë një praktikë e gjatë dhe e vlerësuar mirë e këtyre organizatave në këtë drejtim. Organizatat e tjera jofitimprurëse nund të përdorin kontabilitetin e fondeve kur ato zotrojnë aktive afatgjata të matrialeve me vlerë të madhe. Përdorimi i kontabilitetit të fondeve në këto raste, lejon paraqitjen më të qartë, në pasqyrat financiare të burimeve financiare të gatshme për shërbimet në proces.

Kontributet janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumicën e OJF-ve. Kontribute quhen transferat monetare ose në aktive të tjera, të pakushtëzuara, vullnetare dhe joreciproke që i bëhen një njësie nga një njësi tjetër ekonomike si dhe shlyrja e detyrimeve të njësive nga një njësi tjetër ekonomike, e cila ka interesa pronësie në të. Të ardhurat nga kontributet e kontratave të dhurimit pasqyrohen në kontabilitet në të njëjtën kohë, me pasqyrimin në përbërje të aktiveve të kontratave të dhurimit. Të ardhurat nga kntibutet e kontratave të dhurimit të pakushtëzuara, pasqyrohen sit ë ardhura rrjedhëse, vetëm atëherë kur dhuruesi e ka shprehur qartë afatin e shkurtër të tyre. Në të kundërtën ato pasqyrohen si burime të kufizuara që do të përdoren në disa vite. Të ardhurat nga kontributet e kontratave të dhurimit të kushtëzuara, pasqyrohen sit të ardhura rrjedhëse, vetëm atëherë kur të janë plotësuar kushtet e vendosura nga dhuruesit. Të ardhurat nga kuotat e anëtarëve pasyrohen si të ardhura rrjethëse, vetëm atëherë kur OJF-ja ua ka siguruar anëtarëve të saj përfitimet që ata prisnin nga anëtarësimi. Të ardhurat nga veprimtaritë për sigurimin e fondeve paqyrohen me vlerën e plotë të tyre. Këto të ardhura realizohen nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive të tilla si darka, koncerte, ankande etj., të cilat organizohen posaqërisht për të grumbulluar fonde. Fitemet nga veprimtaritë për sigurminin e fondeve mund të pasqyrojnë vlerën bruto të tyre ose me vlerën neto (pasi t’u jenë zbritur shpenzimet e drejtpërdrejta për zhvillimin e veprimtarisë). Në rastet kur fitimet pasqyrohen me vlerën bruto të tyre, shpenzimet e drepjtpërdrejta për zhvillimin e veprimtarisë mund të paraqiten si zbritje nga të ardhurat, njëlloj siç paraqitet zbritja e kostos se mallrave të shitura nga të ardhurat nga shitja e mallrave në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të njësive tregtare të biznesit ose mund të paraqiten në pjesën e shpenzimeve të pasqyrës së veprimtarive të OJF-së. Kur fitimet pasqyrohen me vlerën neto të tyre, shpenzimet e drejtëperdrejta për zhvillimin e veprimtarisë duhet të paraqiten në kllapa. Të ardhurat, fitimet dhe humbjet nga letrat me vlerë që realizohen OJF-të pasqyrohen në varësi të metodës që përdoret për vlerësimin e tyre. Standartet kërkojnë që të zbatohet metoda e vlerës reale, sipas së cilës ndryshimet në vlerën reale të letrave me vlerë si dhe interest e dividendët që sjellin ato, të pasqyrohen si ndryshime në burimet e veta të pakufizuara, prveç rasteve kur shumat janë të kufizuara përkohësisht ose përgjithmonë nga ligji ose nga përcaktimet e bëra nga dhuruesit. Kontributet në natyrë (në material, në pajisje dhe aktive të tjera), pasqyrohen në kontabilitet kur merren në dorëzim dhe vlerësohen me vlerën e tregut në çastin e dhurimit. Kur materjalet ose aktivet e tjera përdoren apo shiten nga OJF-ja, ato pasqyrohen në kontabilitete si shpenzimet nga përdorimi i aktiveve. Edhe shërbimet që përfitohen si dhurimet, pasqyrohet në kontabilitete si kontribute dhe njëkohësisht si shpenzime ose si aktive, në qofëse krijojnë aktive ose zmadhojnë vlerën e aktiveve. Burimet e veta të çliruara nga kufizimet janë një nga zërat më karakteristikë të raporitmit në organizata jofitimprurëse jopublike. Ato pasqyrohen në kontabilitet, atëherë kur OJF-të përmbushin kufizimet e përcaktuara nga dhuruesit për përdorimin e aktiveve. Burimet e veta të çliruara nga kufizimet pasqyrohen si shtesa në burimet e veta të pa kufizuara dhe si pakësime në burimet e veta të kufizuara përkohësisht. Zmadhimi i burimeve të veta të pa kufizuara dhe pakësimi i burimeve të veta të kufizuara përkohësisht tregon se janë përdorur burime të veta të kufizuara përkohësisht për të financuar shpenzime rrjedhëse (kur kushtëzimi i përmbushur ka pasur lidhje me kalimin e kohës ose me kryerjen e shpenzimeve rrjedhëse nga OJF-ja) ose tregon se ato janë përdorur për të financuar shpenzime kapitale, të disa periudhave (kur kushtëzimi i përmbushur ka pasur lidhje me blerjen e aktiveve afatgjata). Kufizimet konsiderohen të përmbushura, për vlerën e shpenzimeve të kryera gjatë periudhës kontabile për të cilat kanë vënë kushtet dhuruesit, pvarësisht nëse vlera e tyre është paguar ose jo duke përdorur burimet e veta të pakufizuara.

Në organizatat jofitimprurëse jopublike shpenzimet pasqyrohen gjithmonë si ndryshime në burimet e veta të pakufizuara. Shpenzimet duhet të klasifikohen qartë në: 1. Shpenzimet që i përkasin një programi, 2. Shpenzime për shërbimet mbështetëse. Shpenzimet që i përkasin progrmaeve janë shpenzime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me realizimin e qëllimeve kryesore të organizatës. Ato duhet të klasifikohen, sipas funksioneve dhe përfshinjnë: shpenzime direkte, të cilat dallohen lehtë se i përkasin një programi ose një funksioni dhe shpenzime të tërthorta, që shprëndahen në mënyra të përcaktuara. Shpenzimet për shërbimet mbështetëse janë shpenzime që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me realizimin e qëllimeve kryesore të organizatës. Ato përmbledhin: shpenzimet për menaxhimin dhe shpenzimet përgjithshme, shpenzimet për sigurimin e fondeve etj. Shpenzimet për menaxhimin dhe shpenzimet e përgjithshme nuk kanë të bëjnë vetëm me një program apo me një veprimtari për sigurmin e fondeve. Ato kanë të bëjnë me funksojnimin normal dhe efektiv të organizatës. Në këto shpenzime përfshihen: shpenzimet për mbledhjet e bordit, për menaxhimin e veprimtarisë, për buxhetimin, për mbajtjen e kontabiliteti dhe për drejtimin e përgjithëshm të organizatës. Këto shpenzime shpërndahen midis programve duke mbajtur parasysh shkallën e ndikimt të drejtpërdretjë që kanë ato në progrme të caktuara si dhe vazhtueshmërinë e kryerjes së zërave të caktuara të tyre, për programe të caktuara. Shpenzimet për sigurminin e fondeve dhe shpenzimet e tjera mbështëse. Shpenzimet për sigurimin e fondeve kryhen për të siguruar kontributet për organizatën në para, në letra me vlerë, në pasuri të patundshme dhe në material. Veprimtaritë dhe shpenzimet për sigurimin e fondeve, ndryshojnë shumë nga një organizatë jofitimprurëse në një tjetër. Shpenzimet që bëjnë OJF-të për sigurimin e fondeve, zakonisht përfshijnë: shpenzimet për hartimin e ftesave, përshtypjen e tyre, për postimin, shpenzimet të personelit, shpenzime për njoftime në gazeta dhe reklamimin në medjat elektronike dhe shpenzimet për mallrat e shpërndara falas për të inkurajuar dhënjën e kontributeve. Disa organizata kombinojnë veprimtaritë për sigurimin e fondeve me shpërndarjen e materialeve mësimore dhe edukative ose me kryerjen e shërbimeve të programuara. Banketet, ankandet me qëllime bamirëse, darkat, koncertat etj., janë veprimtari, të cilat përfshijnë krahas fuksionit të sigurmit të fondeve edhe funksioneve të tjera. Ato njihen si veprimtari të përbashkëta. Në këto raste, nevojitet që OJF-ja të përcaktojë shpenzimet e veprimtarisë së përbashkët që i përkasin programeve të caktuara, ato që i përkasin shpenzimeve të menaxhimit apo shpenzimeve të përgjithëshme. Shprëndarja e drejtë e tyre ndikon mbi saktësinë e Pasqyrës së Veprimtarisë së organizatës.

Pasqyrat financiare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Standardet për pasqyrat financiare te organizatat jofitimprurëse jopublike kërkojnë që Organizatat Vullnetare të Shëndetësisë dhe të Mirëqenies të paraqesin: 1. Pasqyrën e gjendjes financiare ( Bilancin) 2. Pasqyrën e veprimtarive. 3. Pasqyrën e ndryshimit të mjeteve monetare. 4. Pasqyrën e shpenzimeve sipas funksioneve. Organizatave të tjera jofitimprurëse nuk u kërkohet pasqyra e shpenzimeve sipas funksioneve.

Bilanci kontabël

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Standardet për pasqyrat financiare te organizatat jofitimprurëse jopublike nuk parashikojnë një format te veçante të Bilancit dhe nuk kërkojnë pasqyrimin e pasurisë, në fonde. Kërkohet që burimet e veta të paraqiten në tri grupe: burimet e veta të pakufizuara, burimet e veta të kufizuara përkohësisht dhe burimet e veta të kufizuara përgjithmonë. Përveç kësaj veçorie, paraqitja e aktiveve dhe detyrimeve në bilacin e OJF-ve është e ngjashme me atë të njësive fitimprurëse

Pasqyra e veprimatarive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasqyra e veprimtarive është pasqyra financiare kryesore për veprimtarinë rrjedhëse të organizatave jofitimprurëse jopublike. Ndërtimi i saj është i përcaktuar qartë. Ajo është e ndarë në katër rubrika: 1. Ndryshimet në burimet e veta të pakufizuara; 2. Ndryshimet në burimet e veta të kufizuara përkohësisht; 3. Ndryshimet në burimet e veta të kofuzuara përgjithëmonë; 4. Zmadhimi (zvogëlimi) i burimeve të veta.

Në rubrikën e parë pasqyrohen: - Të ardhurat dhe fitimet e realizuara gjatë ushtrimit, të klasifikuara sipas zërave dhe llojeve; - Burimet e veta të çliruara nga kufizimet, të klasifikuara sipas llojeve të kushtëzimeve që kanë përmbushur; - Shpenzimet, të klasifikuara në shpenzime programesh dhe në shpenzime mbështëse dhe të klasifikuara brenda tyre sipas funksioneve; - Humbjent e periudhës; -Totali i shpenzimeve dhe i humbjeve -Zmadhimi (zvogëlimi) i burimeve të veta të pakufizuara. Madhësia e këtij zëri të fundit, përcaktohet si diferencë midis shumës së të ardhurave dhe të burimeve të veta të qliruara nga kufizimet dhe shumës së shpenzimeve dhe të humbjeve.

Në rubrikën e dytë pasqyrohen: - Kontibutet e kushtëzuara; -Të ardhurat, fitimet ose humbjet e kushtëzuara, nga letrat me vlerë të dhuruara me kushtëzime; - Burimet e veta të çliruara nga kufizimet; - Zmadhimi (zvogëlimi) i burimeve të veta të kufizuara përkohësisht.

Në rubrikën e tretë pasqyrohen: - Kontributet e kushtëzuara; - Të ardhutat, fitimet ose humbjet e kushtëzuara, nga letrat me vlerë të dhuruara me kushtëzime të përhershme; - Zmadhimi (zvogëlimi) i burimeve të veta të kufizuara përgjithmonë.

Në rubriken e katërt pasqyrohen: - Burimet e veta në fillim të vitit; - Burimet e veta në mbarim të vitit. Pasqyra e ndryshimit të mjeteve monetare që përgatisin organizatat jofitimprurëse jopublike ndryshon nga pasqyra me të njëjtin emër e njësive të biznesit, në elemente në vijim: - Paraqet si veprimtari financuese kontributet e kushtëzuara dhe fitimet nga letrat me vlerë të kushtëzuara; - Paraqet si veprimtari investuese ndryshimet në mjetet monetare të kufizuara për t’u përdorur për afate të gjata, të cilat janë veçur nga akivet afatshkurta, nga mjetet monetare dhe ekuivalentët e tyre. - Paraqet përputhje të totalit të ndrysimeve të burimeve të veta nga pasqyra e veprimtarive me ndryshimin neto të mjeteve monetare nga veprimtarië rrjedhëse, në pasqyrën e ndryshimit të mjeteve monetare. Pasqyra e shpenzimeve sipas funkioneve paraqet një analizë të detajuar të pjesës së shpenzimeve të rubrikës së parë të Pasqyres së veprimtarive, të klasifikura sipas zërave dhe llojeve.

Bogdani Irena , “Kontabilitet Publik’’, Shtëpia Botuese “Grafn”,Tiranë 2006 Berisha-Vokshi Nexhmie “ Kontabilitet Publik ”, Prishtinë 2012 https://web.archive.org/web/20140411194521/http://feut.edu.al/images/doktoratura_xhiliola_agaraj_shehu.pdf http://mf.rks-gov.net http://map.rks-gov.net Arkivuar 22 korrik 2019 tek Wayback Machine