Jump to content

Konventa e Dubrovnikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Konventa e Dubrovnikut është një konventë e nënshkruar dhe pranuar më 15 shkurt 2013 në Dubrovnik nga Ministrat dhe zyrtarët e lartë që përfaqësojmë Ministritë e Brendshme dhe të Sigurisë, Ministritë e Drejtësisë dhe Prokuroritë e Përgjithshme të vendeve dhe rajoneve të mbuluara nga projekti CyberCrime@IPA. Ajo u nënshkrua në një kohë kur të gjitha kombet pjesëmarrëse (Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnia e Hercegovina) në një kohë kur të gjitha këto kombe janë mëse të vetëdijshme për përfitimet e mëdha që sjell implementimi i teknologjisë në cdo sektor në kombet e tyre e në të njëjtën kohë, duke qënë të ndërgjegjshëm për problemet e mëdha dhe humbjet që mund të vijnë nga keqpërdorimi i teknologjisë dhe nga krimi kibernetik. Me anë të Konventës së Dubrovnikut këto kombe zotohen për zgjidhje të reja për luftën kundër krimit kibernetik, një tip i ri krimi në rajon, të bashkuar për të ruajtur prosperitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit Më poshtë janë listuar pikat sipas të cilave të gjitha kombet pjesëmarrëse angazhohen për:

1) Të ndjekur strategjitë e krimit kompjuterik për të garantuar një reagim efektiv të drejtësisë penale ndaj veprave penale kundër dhe me anë të kompjuterëve, si dhe ndaj çdo vepre penale që përfshin prova elektronike;

2) Të miratuar legjislacion të plotë dhe efektiv për krimin kompjuterik, që plotëson kërkesat e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor;

3) Të forcuar njësitë e specializuara të zbatimit të ligjit dhe specializimin e shërbimeve të prokurorisë në lidhje me krimin kompjuterik dhe provat elektronike;


4) Të zbatuar strategji të qëndrueshme trajnimi për zbatimin e ligjit;

5) Të mbështetur trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për krimin kompjuterik dhe provat elektronike;

6) Të ndjekur strategji gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual në Internet, në përputhje me Konventën e Lanzarotës;

7) Të promovuar hetimet financiare dhe parandalimin dhe kontrollin e mashtrimit dhe pastrimit të parave në Internet;

8) Të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat, në veçanti ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe ofruesve të shërbimit të Internetit;

9) T’u përfshirë në bashkëpunim efikas rajonal dhe ndërkombëtar;

10) Të ndarë përvojën tonë me rajone të tjera të botës për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve kundër krimit kompjuterik;

11) Të promovuar zbatimin e Konventës së Budapestit për Krimin Kompjuterik në nivel global.