Kopshtet Boboli
Boboli Gardens | |
---|---|
Lloji | Pleasure garden |
Vendndodhja | Florence, Italy |
Coordinates | 43°45′45″N 11°14′54″E / 43.76250°N 11.24833°E |
Sipërfaq | 45,000 square metres (11 acres) |
Website | www |
Kopshtet Boboli është një park historik i qytetit të Firencës që ishte hapur për publikun në vitin 1766. I projektuar fillimisht për Medici (dinasti politike që filloi të bëhej e njohur në Firencë në gjysmën e parë të shekullit të 15-të). Ky park përfaqëson njërin nga shembujt e parë dhe më të rëndësishëm të kopshtit italian(Italian garden) ,i cili më vonë shërbeu si shembull dhe si frymëzim në gjithë kontinentin e Europës. Zona madhështore e këtij parku është një muze i vërtetë në ajër të hapur me statuja të stileve dhe perudhave të ndryshme, qofshin ato të kohës antike apo të periudhës së Rilindjes dhe që janë shpërndarë në gjithë kopshtin. Ky park gjithashtu ka burime dhe shpella të mëdha, midis tyre një shpellë e shkëlqyer Buontalenti nga artisti, arkitekti dhe skulptori i njohur italian Bernardo Buontalenti , i cili e ndërtoi këtë shpellë midis viteve 1536 dhe 1608.
Historia dhe paraqitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kopshtet, direkt prapa Pallatit Pitti(Pitti Palace), që është selia kryesore e dukëve të mëdhenj Medici të Toskanës në Firencë, janë disa prej kopshteve zyrtare italiane të para dhe prej më të njohurave zyrtare të shekullit të 16-të. Stili i kopshteve gjatë mesit të shekullit të 16-të, siç u zhvillua dhe modifikua këtu, përfshiu zhvillime boshtore edhe më të gjata, rrugë të gjera zhavorri që është një element i konsiderueshëm "i ndërtuar" prej gurit , punësimi i larmishëm i statujave dhe burimeve si dhe një shpërndarje e detajeve, që ishte e koordinuar në hapësira gjysmë-private dhe hapësira publike,të cilat informoheshin nga thekse klasike si : grottos,(shpellat), nimfumet, tempuj kopshtesh dhe gjëra të ngjashme. Hapja e këtij kopshti, me një pamje të gjerë e madhështore të qytetit, nuk ishte e përshtatshme për kohën e saj. Kopshtet ishin shumë të bollshme, duke e ditur faktin se nuk lejohej qasja për askënd jashtë familjes Medici, dhe se asnjë argëtim apo aheng nuk bëhej kurrë në këto kopshte.
"Kopshtet Boboli" u vendosën për Eleonora di Toledo,, gruaja e Cosimo I de' Medici(Duka i madh i Toskanës)..Emri mund të jetë një rrjedhim i "Bogoli" ose "Borgoli", me shumë mundësi një familje që e kishte zotëruar më parë këtë tokë. Faza e parë kishte filluar nga Niccolò Tribolo para se të vdiste në vitin 1550, më pas u vazhdua nga Bartolomeo Ammanati. Gjatë planifikimit, fillimisht kishte kontribut edhe nga Giorgio Vasari, i cili bëri paraqitjen e shpellave ndërsa në skulpturë u shqua Bernardo Buontalenti. Arkitektura e hollësishme e shpellës në oborrin që ndan pallatin nga kopshti i saj është nga Buontalenti.
Boshti kryesor, i vendosur në fasadën e pasme të pallatit, ngrihet në kodrën Boboli nga një amfiteatër(amphitheater) i thellë, i cili me formën e tij të kujton gjysmën e një hipodromi ose të një hipodromi klasik. Në qendrën e amfiteatrit dhe thuajse i shuar nga pozicioni i tij, është obelisku i lashtë egjiptian(Ancient Egyptian Boboli obelisk), që është sjellë nga Vila Medici(Villa Medici) që gjendet në Romë. Ky bosht primar përfundon në një burim të Neptunit (për disa Fiorentinë i njohur edhe si "Shatërvani i Pirunit" për shtizën e Neptunit) me skulpturën e Neptunit nga Stoldo Lorenzi që është e dukshme kundrejt horizontit derisa një vizitor ngjitet në shpat.
Giulio Parigi vendosi boshtin dytësor të gjatë, rrugën "Viottolone" ose Qipron në një kënd të drejtë me boshtin kryesor. Kjo rrugë çoi nëpër një seri tarracash dhe tipare të ujit e që kryesori ishte kompleksi "Isolotto", i cili ishte i rrethuar me pyje nga të dy anët, e që më pas lejoi daljen prej kopshteve e pothuajse deri në Porta Romana, e cila ishte një prej portave kryesore të qytetit me mure. Në vitin 1617, Parigi ndërtoi Grotto of Vulcan (Shpellën e Vullkanit) përgjatë këtij boshti.
Kopshtet kanë kaluar nëpër faza të domosdoshme të punës së zgjerimit, rindërtimit dhe të ristrukturimit. Këto kopshte u zgjeruan në shekullin e 17-të në masën e tyre aktuale prej 45,000 metra² ose 111 hektarë. Kopshtet Boboli janë formuar për të krijuar një muze në natyrë të skulpturave të kopshtit e që përfshin periudhat e antikitetit romak , si dhe vepra të shekullit të 16-të dhe 17-të.
Gjatë fazës së parë të ndërtimit, amfiteatri u gërmua në kodrën qe gjendej prapa pallatit. Në fillim u formua prej skajeve të prera, ndërsa më vonë u zyrtarizua duke u rindërtuar në gur të zbukuruar, me statuja të bazuara në mite romake si "Burimi i Oqeanit", i skalitur nga Giambologna e që më pas u transferua në një vend tjetër brenda po të njëjtit kopsht. Shpella e vogël e Madama, dhe Shpella e Madhe, u filluan nga Vasari dhe u përfunduan nga Ammannati dhe Buontalenti midis viteve 1583 dhe 1593.
Edhe pse po i nënshtroheshin punëve të rindërtimit e restaurimit në vitin 2015, statujat e Shpellës së Madhe janë ende të ekspozuara dhe përfaqësojnë shembuj përcaktues të skulpturës dhe të arkitekturës Maneriste. I zbukuruar brenda dhe jashtë me stalaktite dhe e pajisur fillimisht me ujësjellës dhe bimësi të pasur, ky shatërvan është i ndarë në tri pjesë kryesore. I pari u formua për të krijuar iluzionin e një shpellë natyrore, që është një strehë natyrore që ua mundëson barinjve të mbrohen nga kafshët e egra; fillimisht strehonte të Burgosurit e Michelangelo (tani të zëvendësuar me kopje), statuja që fillimisht ishin menduar për varrin e Papës së 2-të Julius(Pope Julius II). Dhoma të tjera në shpellë përmbajnë edhe Venusin e famshëm të Giambologna dhe një grup të Parisit dhe Helenës të shekullit të 18-të nga Vincenzo de' Rossi.
Shatërvani i Neptunit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kodrën që gjendet mbi amfiteatrin është një devijim i dyfishtë, që të dërgon direkt e në Shatërvanin e Neptunit . Karakteristika kryesore e shatërvanit të Neptunit eshtë një pellg i madh me një statujë bronzi qendrore të Neptunit (1565-1568) nga Stoldo Lorenzi.Ky shatërvan ishte duke u ndërtuar njëkohësisht me homologun e tij më të famshëm, Shatërvani i Neptunit nga Ammanatii në cepin e Palazzo Vecchio në "Piazza della Signoria" qe gjendet në qendër të Firences. Mendjemadhësia këtu rikujton historinë e garës midis Athinës dhe Neptunit për të qenë mbrojtës të Athinës. Në atë legjendë, Neptuni goditi tokën me shtizën e tij me tre cepa për të buruar ujë nga toka.
Izoloto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Izoloto është një ishull që ka një formë vezake e që gjendet në një pellg të mbyllur me pemë, thuajse në fund të boshtit alternativ Viottolone. Në qendër të këtij ishulli është Burimi i Oqeanit, kurse në hendekun që gjendet përreth, ka statuja të Perseut dhe Andromedae (shkolla e Giambologna). Izoloto u shtrua rreth vitit 1618 nga Giulio dhe Alfonso Parigi.
Galeri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Shatërvani i Ganymedit.
-
Firenze. Pamje nga Kopshtet Boboli, Jean-Baptiste-Camille Corot, pas vitit 1834.
-
Grupi i Parisit dhe Helenës nga Vincenzo de 'Rossi siç shihet në Buontalenti Grotto
-
Relievi i lartë mannerist në Grotto Buontalenti
-
Shatërvani i Neptunit
-
Andromeda ngrihet mbi Izoloton e përqendruar në pishinën e saj: rritja e bimëve të harlisura dhe natyraliste është një zhvillim i shekullit të 19-të.