Jump to content

Korça (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korça është gazetë e pavarur, social patriotike, letrare, kulturore - artistike, satirike, humoristike, sportive, e përmuajshme në gjuhën shqipe. Gazeta korça është e vetme gazetë në rajonin e Korçës si dhe një nga gazetat e para të fillimit të pluralizmit në Shqipëri. Është licencur me Urdhër Nr.75, dt.23.12.1992 nga Ministri i Drejtësisë. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Korçës Nr.14, Dt.1.12.1992 krijohet Shoqata e Pavarur e Gazetarve Korçë dhe për Bashkëpunim gazetaresk Korçë-Selenik, Korçë-Shkup. Kryetar i Shoqatës vendoset: Z. Vehbi Furxhi. Gazeta Korça mban slloganin e kopjes së parë të saj edhe në ditët e sotme: "Dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë" Gazeta është regjistruar me titullin: "Korça". Nr i parë i gazetës ka dalë në gusht 1993 (e përdyjavshme), me Format: 70 x 45 cm. Në fillim 4 faqe, më vonë 12 faqe + supplement “Vëzhguesi” 8 faqe (suplementi frut i bashkepunimit me ARZH-ne me destinacion antikorrupsion. Sot Gazata është e përmuajshme 12 faqe + 8 faqe “Vëzhguesi” dhe Tirazhi: 1000 kopje. Shpërndarja e kësaj gazete vazhdon në Bashki, Komuna, Institucione, Biznes, dhe në shitje të lirë në Qarkun e Korçës si dhe me shërbim postar në bazë të Abonimit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20120630115016/http://gazeta-korca.com/

Numra të gazetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]