Korab Jetishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korab Jetishi u lind me 04.01.1989 në Gjakovë dhe është i biri i këngëtarit të madh Shkelzen Jetishi (Xeni). Ka bërë mjaft këngë, disa albume dhe ka marre pjesë në shumë festivale.

Në Qershor 2002, Korab Jetishi ne moshen 14-Vjeqare merr pjesë në PoliFest Kids 2002 me këngën "Qapkenet".

Në Prill 2007, Korab Jetishi merr pjesë në VFM 2007 me këngën "E Tregove Veten".

Në Maj 2007, Korab Jetishi merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Po S'erdhe Do Kete Problem".

Në vitin 2008 ai nxjerr albumin e tij te pare te titulluar "Xhepi", nje album ky i cili perfshiu 7 këngë.

Në Dhjetor 2008, Korab Jetishi merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Xhepi", ku fitoi çmimin "Deputant Albumi". Prezantohet në "Zhurma Show Awards" edhe me këngën "Banese e vogel", ku fitoi çmimin "Deputant Videoklipi"

Në Maj 2009, Korab Jetishi merr pjesë në VFM 2009 me këngën "Kamarierja".

Në Dhjetor 2009, Xeni & Korab Jetishi marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Si Babë E Bir".

Më datë 13 Korrik 2009, Korab Jetishi publikon videoklipin "Me Ty". Me këtë këngë, Korab Jetishi merr pjesë në Zhurma Show 2009 në vitin 2009.

Më datë 23 Dhjetor 2009, Korab Jetishi publikon videoklipin "Zemra Me Vdese".

Më datë 29 Korrik 2010, Korab Jetishi publikon videoklipin "Se Kam N'jet Me T'lutë". Me këtë këngë, Korab Jetishi merr pjesë në Zhurma Show 2010 në vitin 2010.

Në Nëntor 2010, Korab Jetishi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Mjeshtri I Puthjeve", ku arri deri në gjysmefinale dhe vleresohet me 90 pikë votuar nga vetë artistet e këtij festivali duke zënë kështu vendin e 32-të.

Më datë 13 Dhjetor 2011, Korab Jetishi & Xeni publikojnë videoklipin "Në Vrullin E Rinisë". Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në vitin 2012, Korab Jetishi publikon albumin "Boll E Mirë".

Më datë 12 Janar 2014, Teuta Selimi & Korab Jetishi publikojnë videoklipin "Non Stop". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 24 Shtator 2014, Korab Jetishi publikon videoklipin "Xhane".

Më datë 10 Mars 2015, Korab Jetishi publikon videoklipin "Durova".

Më datë 22 Qershor 2015, Vagabondi & Korab Jetishi publikojnë videoklipin "Tirona O Nona". Teksti u shkrua nga Vagabondi. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 13 Prill 2016, Korab Jetishi publikon videoklipin "Ku Je". Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 19 Prill 2017, Korab Jetishi publikon videoklipin "Malli".

Më datë 28 Qershor 2017, Korab Jetishi publikon videoklipin "Dashnia". Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga 2 Step. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Korrik 2017, Xeni publikon videoklipin "Kujtimet E Vjetra", në bashkëpunim me Korab Jetishi. Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga 2 Step.