Kori polifonik Prenkë Jakova
Korri polifonik "Prenkë Jakova" është krijuar në vitin 1997 nga Gjon Shllaku dhe zhvillon aktivitetin e tij në përbërje të Shoqatës Kulturore Artistike“Prenkë Jakova– Shkodër.
Përbëhet nga muzikantë profesionsitë dhe ka meriten të jetë i pari kor në Shqipëri, që i dedikohet në mënyrë të plotë polifonisë klasike perëndimore, duke qenë njëkohësisht i lidhur ngushtë me vlerat e çmueshme të artit popullor shqiptar.
Ky kor mban emrin e muzikantit të madh Prenkë Jakova, kompozitor, dirigjent i korit, orkestrës e bandës, i shquar ndër të tjera si krijues i Operas Kombëtare Shqiptare .
Në vitet e para të jetës artistike, Kori Polifonik "Prenkë Jakova" ka arritur suksese të çmueshme në shumë koncerte, si në ato të Krishtlindjes, të Javës së Madhe apo në koncetin në mbyllje të Simpoziumt Katekistik Ndërshqiptar.
Në bashkepunim me Korin Polifonik "Josquino Salepico" te Molfetes (Itali), ka prodhuar një C.D. me këngë popullore shqiptare e muzikë polifonike, mes të cilave dhe Meshën Polifonike të "Shën Kollit" të Salvatore Pappagallos, regjistruar nga Radio Vatikani, që u publikua me titullin "Jubileu Koral 2000".
Ka zhvilluar disa turne në qytete të ndryshme të Italisë, si në Rajonin e Pulias, e në Romë (1998-1999), në Venezia, Modena (2001), në Pstoia, Borgo San Lorenzo dhe në Javën e Kulturës Shqiptare organizuar në Firenze, duke kënduar në Salone de'500 – Palazzo Vecchio (2002).
Ka marre pjesë me shumë sukses në Festivalin Ndërkombëtar Koral “Tirana 2000”.
Kori Polifonik "Prenkë Jakova" ka marrë pjesë në Konkursin e VIII Internacional të Muzikës Korale "Orlando di Lasso" në Camerino - Marche Itali ( 2001), ku është vlerësuar me medaljen e bronzit në kategorinë më të lartë.
Në vitin 2001 së bashku me Korin e Akademisë Muzikore të Cetinës (Mali i Zi), ka formuar një formacion të ri koral shqiptaro-malazez i quajtur "Lake Airs", i cili ka zhvilluar disa koncerte në Shkodër, në Bar, Tivat e Vir-Pazar të Malit të Zi. Të rinjtë shqiptarë e malazezë , duke kënduar së bashku për të parën herë në historinë e turbullt të dy vëndeve, kanë dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e paqes e të bashkepunimit mes dy popujve fqinjë.
Në shtator të vitit 2002, ka marrë pjesë në përkujtimin e 5-vjetorit të vdekjes së Nanë Terezes në Gjakovë (Kosovë).
Në qershor të vitit 2003, vlerësohet për nivel shumë të lartë në Festivalin e XV të Koreve TEHO në Maqedoni, duke u nderuar me diplomë të veçantë.
Gjatë vitit 2004, ka zhvilluar aktivitet të suksesëshëm brënda dhe jashtë vëndit, ku veçohet turneu koncertal ne Kroaci dhe në disa qytete të Hungarisë si Estergom, Oroshaza, Budapest etj.
Merr pjesë në Festivalin e Koreve të Dhomës në Kragujevac (Serbi) gusht 2006, ku vlësohet mes koreve më të mira për repertorin dhe interpretim e nivelit të lartë. “Koncert Jubilar” në kuadër të festimeve të 10 vjetorit të krijimit te Korit Polifonik “Prenkë Jakova”, në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Tiranë – dhjetor 2006.
Realizon premierën e “Petite Messe Solennelle” të G.Rossinit, në bashkëpunim me Mº Michele Campanella e soliste italiane, në Teatrin e Operas së Stambollit Turqi, (27 janar, 2007).
Merr pjesë në edicionin e dytë Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 6-9 maj 2007.
Merr pjesë në Koncertin e Krishtlindjes dhe në ‘Ditët e muzikës’, organizuar në kuadrin e 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” që merr Titullin “Mirënjohja e qytetit”,Shkodër - dhjetor 2007.
Në muaji shtator – tetor 2008, Kori Polifonik “Prenkë Jakova” bëhet pjesë e projektit ndërkombëtar “Peace on Earth”, në bashkëpunim me Figuralchor të Berlinir si dhe me korin St.Stephen of Decani nga Novi Sad, duke realizuar një cikël koncertor në Germani, Serbi dhe Shqipëri.
Gjatë vitit 2008 merr pjesë në Koncertin Jubilar të 50-vjetorit të operës së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenkë Jakova ( 6 dhjetor 2008).
Realizon “Koncertin e Krishtlindjes 2008”, gjatë turneut koncertor në Itali, duke e shfaqur me sukses në Lodi, Milano, Varese, Mantova e Torino, (10 – 20 dhjetor 2008).
Merr pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 8-10 maj 2009.
Në bashkëpunim me korin gjerman “Collegium vocale” të Dortmund dhe korin francez “La Corale Andre Leculeur” me Orkestren e TVSH, nën drejtimin e Dirigjentit Matthias Topp, interpreton Oratorin e J.Haydn “The Ceration” në sallën e Akademisë së Arteve – Tiranë dhe në Katedralen e Shën Shtjefnit – Shkodër, (18-19 tetor 2009).
Merr pjesë në edicionin e katërt të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 17-19 tetor 2010.
Gjatë vitit 2010 performon në: - Koncert me muzikë italiane, në mbyllje të javës së aktiviteteve “gjuha italiane në botë”, Teatri “Migjeni” – Shkodër (22 tetor ); - Koncert vokal-instrumental në 55-vjetorin e shtetit modren austriak, Teatri “Migjeni” – Shkodër (23 tetor ); - Veprimatri muziko-letrare ne muzikë nga At Martin Gjoka, në kuadrin e “Figura të shquara shkodrane të artit shqiptar” edicioni i VI, Kisha Françeskane – Shkodër (12 dhjetor); - Gala’ e Fundvitit, Teatri “Migjeni” – Shkodër, (28 dhjetor). - Koncert Vokal – instrumental, me solistët dhe Korin, shoqëruar nga Orkestra e përbashkët e Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” me instrumentistë nga Shkodra, Prizreni, Tirana. Teatri “Migjeni” – Shkodër, (27 nëntor 2011), Salla e Shtëpisë së Kulturës – Prizren (17 dhjetor 2011).