Jump to content

Kostandin Kanari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kostandin Kanari (1790-1877) është zjarrvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë e poetë, ortodoksët greqishtfolës dhe të huaj të tjerë, lindi në ishullin Psara në vitin 1790. Fisi i Kanarëve e kishte prejardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arvanitas në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrvënësit të famshëm që i përkiste paraardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Xhuzepe Garlibarlit, i cili ushtria e tij revolucionare përbëhej nga arbëreshët e Italisë qendrore. Pra, dikush nga soji i arvanitasve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’shkak u vendosën në shkëmbinjtë e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë prejardhjen zjarrvënësi i anijeve. Bëma më e madhe e Kanarit është djegia e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i ortodoksët greqishtfolës për shkatërrimin e Hios dhe kjo djegie pati jehonë ndërkombëtare. Me djegien e Fregatës turke u vranë rreth 2000 turq. Si dhe shumë heronj të tjerë arvanitas të Revolucionit të 1821-shit, edhe Kostandin Kanari u kërcënua shpeshherë nga kundërshtarë politikanë grekë me vdekje. Poeti i njohur Victor Hugo i frymëzuar nga guximi i tij ka shkruar disa poezi për heroin arvanitas Kanarin. Konsulli francez në Janinë, Pukëvili, do ta quante Kostë Kanarin "Njeriu më i guximshëm i shekullit XIX". Kanari ishte njeri i thjeshtë, që shkonte me krenari drejt betejës së luftës kundër armikut. Ai me zjarrvënien e anijeve turke zhduki mbi 8000 mijë ushtarë turq. Turqit kur dëgjonin emrin e tij tmerroheshin. Kostandin Kanari ishte deputet i ishullit Psara më 1827-n në Asamblenë Kombëtare Greke dhe u bë ministër e Kryeministër i Greqisë. Ndërroi jetë në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3.9.1877