Jump to content

Kostumi popullor fterriot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kostumi popullor fteriot është karakteristik për të gjthë Labërinë, e megjithate paraqet ndonje nuace te vecante

Fterriotët kanë në traditën e vet dy lloj veshjesh, atë me xhamadan, fustanellë, brez, si dhe opinga me xhufka dhe kostumin tjetër malësor me qylaf, këmishë e bardhë pa qafore e me mëngë të hapura, poture tip qillota dhe opinga me xhufka. Duhet fiksuar qe futja e qillotave ne Laberi vjen si pasoje e ndikimit te ushtrise italiane mbas Luftes se Pare Boterore

Edhe kostumi i grave është dy llojësh. Kemi më të vjetrin që ngjan me kostumin e grave te jugut shqiptar deri ne Cameri. Mandile me oja, (si skemantili që ruhet edhe sot tek arbëreshët e Italisë) xhup të qëndisur me fije ari, fustan jeshil të derdhur deri poshtë këmbëve dhe këpucë të lehta për të ecur. Kostumi tjetër i grave ka qenë i përzier, duke futur edhe peshlinë dhe çitjanin si veshje turke (ndikim ky nga kurbeti).

Interesant është fakti i ngjyrave të veçanta, si e bardha ngjyrë kreme, e zeza me nuanca boje kafe, jeshilja ngjyrë ulliri, apo e kuqja e veçantë, ngjyrë shege. Në veshjet e nuseve vëmë re ngjyrat e ndezura dhe sidomos qendismat e bukura dhe me figurë gjeometrike të rregullta.

Lidhjet me lashtesine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në veshjen fteriote njihet edhe llabania si dhe qylafi me majë i dëshmuar si një nga prerjet e monedhave të qytetit të lashtë Amantia. Po kështu në veshjen e lashtë bënte pjesë dhe fustanella labe që gjen shprehjen e vet qysh ne kohën e Ilirëve. Origjinalitet të veçantë kanë dhe vallet e grave dhe të burrave në Fterrë, që në shumë elementa ngjason me vallet e dikurshme Epirote.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]