Kozarë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Flag of Albania.svg Kozarë
Noimage.png
Emri: Kozarë
Qarku: Qarku i Beratit
Rethi: Rrethi i Kuçovës
Komuna: Komuna Kozare
Kryeplak: Fatmir Doksani
Popullsia: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Web-faqe: s'ka

Kozarë është një fshat në Shqipëri. E famshme për Kishën e Ungjillizimit.

Info[redakto | përpunoni burim]

Komuna e Kozares ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Kuçovës. Qëndra e saj është fshati Havaleas rreth 3 km larg qytetit. Kjo komunë ka një popullsi rreth 8.000 banorë dhe përbëhet nga fshatrat: Kozare, Fier-Mimar, Salc-Kozare, Vlashuk, Zdravë, Gegë, Frashër, Demollarë, Ferras. Ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm dhe me një terren gati fushor. Pothuajse të gjitha fshatrat përfshihen nga lumi Devoll, ku, në fshatin Vlashuk, nga 1963 është ndërtuar një digë që shërben për ruajtjen e nivelit të ujit në Liqenin e Thanës, për vaditjen e tokave dhe për evitimin e përmbytjeve. Në hapësirën gjeografike të komunës së Kozares gjendet edhe rezervuari i Fier-Mimarit që mban nën ujë rreth 400 ha tokë. Përveç kultivimit të produkteve bujqësore, Kozara dallohet edhe për terrenin naftëmbajtës. Në territorin e saj, Ndermarrja e Nxjerrjes së Naftës ka pothuajse fondin më të madh të puseve për rajonin e Kuçovës. Mendohet që fshati i Kozarës të jetë mjaft i hershëm gjë që e dëshmon kisha e fshatit Salc-Kozare. Sot Kozara ka shkollë të mesme të përgjithshme dhe shumë objekte të tjera që lidhen me biznesin dhe agro-industrinë e kësaj komune.

Politika[redakto | përpunoni burim]

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 për Komunën Kozare ka fituar kandidati i së majtës z. Fatmir Doksani me 52.87% të votave, ndërsa kandidati i të djathtës z. Myslym Haxhiu ka marrë 47.13% të votave.

Për Keshillin Komunal PS-ja ka fituar 4 vënde nga 15, PD-ja 2 vënde, LSI-ja 1, PDR-ja 2, ndërsa PAD, PAA, PSD, PDS, PBDNJ, PDK nga 1 vend.

Per Zgjedhjet e 8 majit jemi ne dilem...


Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]