Krem me kafe
Appearance
- Përbërësit. Për 4 persona: 1 dl kafe e përgatitur e fortë, 6 të verdha veze, 60 g sheqer, 1 paketë vanilje, 1/5 L krem qumështi.
- Përgatitja. Punojini të verdhat e vezëve me sheqerin dhe vaniljen. Shtojini masës kafenë e ftohtë dhe kremin e qumështit. Përzijeni mirë. Lagni një formë hidhni në të përgatesën dhe mbajeni në banjo-mari për rreth 1/4 e orës. Ftoheni dhe futeni në frigorifer.