Krem pastiçerie
Appearance
- Përbërësit. Për 4 persona: 4 të verdha veze, 100 g sheqer, 30 g miell, 1/2 L qumësht, vanilje ose lëvore limoni e grirë.
- Përgatitja. Rrihni në një tenxhere të verdhat e vezëve me sheqerin duke përdorur një lugë druri. Shtoni pak nga pak miellin, pa pushuar së trazuari derisa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhni pak nga pak , dhe gjithnjë duke e përzier, qumështin e nxehtë në të cilin kemi shtuar pak vanilje ose pak lëkurë limoni të grirë. Vendoseni në zjarr, vazhdoni të trazoni, le të zjejë për 3-4 minuta. Hidheni kremin në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here, që të mos formohet cipë në sipërfaqe. Kremi i pastiçerisë shërben për të mbushur ëmbëlsira dhe shumë torta të tjera. Mielli e bën më kosistent, por më pak delikat se kremi anglez.