Krem portokall
Appearance
- Përgatitja. Shtrydhini portokallin, mblidheni lëngun në një tas, priteni lëkurën në rripa të hollë, vendosini në tenxhere me 1 lugë sheqer dhe lëreni të formojnë një masë të karameltë. Rrihni vezët me sheqerin e mbetur dhe miellin e misrit: kur përgatesa të jetë bërë e njëtrajtshme, hollojeni me qumështin e ngrohtë të hedhur ngadalë. Lëreni të trashet në zjarr të dobët duke e përzier. Shtojini kremit lëngun e portokalleve dhe pastaj ndajeni nëpër tasa individualë. Zbukurojini me lëkurëzat e sheqerosura dhe lërini të ftohen. Servirini me biskota të lehta.