Krimbat Cilindrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krimbat Cilindrike

Ne pergjithesi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krimbat cilindrike jetojne ne ujrat e deteve , te liqeneve , te kenetave dhe toke te lagesht .Disa lloje jetojne ne ngordhesira te shtazeve , ne pjese te bimeve e disa edhe ne uthull. Disa prej tyre janë grabitqare qe ushqehen me shtaze te imëta , ndërsa shumica janë bimengrenese.

Askaridi - skraja e njeriut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka gjatesi deri ne 40 cm . Vezet e saja nepermes jashteqitjes nxiren ne mjedisin e jashtem . Vezet janë te mbrojtura me një cipe te forte , prandaj janë shume te qendrueshme. Infektimi behet duke mos i lare sa duhet pemet , perimet dhe veqanerisht duart . Meqe ky parazit leviz neper trupin e amvisit mund te arrije ne trake dhe te shkaktojne ngulfatjen , qe ne shumicen e rasteve ngjan tek fëmijët.

Skraja e femijeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është shume me e vogel se askaridi (max. deri 1 cm) .Rendom femrat dalin nga zorret e amcisit dhe vezet i vendosin perreth zgavres anale , me c'rast shkaktojne ngazmime te shprehura me kruarje . Ne keto raste vezet arrijne ne duart e femijeve . Nëse duart nuk lahen , paraziti përsëri arrin ne gojen e amvisit dhe infektimi vazhdon...

Trikina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka dimesione edhe me te vogla ( max. 4mm) , njeriu infektohet duke ngrene mish te infektuar nga gjedhet e posaqerisht derrat , ne mishin e te cileve janë te meshikzuara trikinat e reja . Posa te arrije tek amvisi , dalin nga keto meshikeza dhe nepermes eneve te gjakut arrijne ne muskujt e njeriut ku përsëri meshikezohen . Ato nga muskujt e njeriut nuk mund te menjanohen as me invertim kirurgjik , e as me barna .Semundja manifestohet me mundime , vjellje , dhimbje ne trup , temperature te larte etj. Rastet e renda perfundojne me vdekje.