Krimi Kibernetik, Misha Glenny
Krimi Kibernetik, "Si u bënë hakerët mafia e re", shkruar nga autori britanez Misha Glenny, është një libër i mrekullueshëm që paraqet llojet e kërcënimeve që hasim në shekullin 21, krimi kibernetik, lufta kibernetike dhe spiunazhi kibernetik. Me qindra kompani, organizata apo edhe vetë qeveria përballet me forcën llahtare të hakerave, që vështirë të mposhtet zgjuarsia e tyre. Në këtë liber autori paraqet gjenezën e hakimit duke përfshirë hakera të famshem kryesisht nga Rusia dhe Turqia. Është i çuditshëm fakti se si njeriu priret drejt së keqes vetëm për para ose vëmendje. Misha Glenny na tregon për kurthet dhe intrigat që ndodhnin në DarkMarket, nje web kriminal, ku mes hakerave ndodheshin edhe shumë policë nga FBI-ja që inflitroheshin, për të vjelë sa më shumë informacione rreth asaj që po ndodhte në atë rrjet tashmë sa misterioz aq edhe i rrezikshëm. Është një libër koherent që duhet domosdoshmërisht te lexohet nga të gjithë, sepse jeta jonë sa vjen e zhvillohet brenda ekraneve te pajisjeve digjitale. Ne tregtojmë online, komunikojmë online e së fundmi dashurojmë online.
Në këtë libër Glenny na tregon për hakerët si JiLsi, Matrix, Iceman, Master Splynter apo Lord Cyric, ku këta ishin përfshirë ne një lojë sa tërheqëse aq edhe të rrezikshme.
Epilog
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori ka udhëtuar nëpër botë duke intervistuar nga afër vetë hakerat dhe duke parë vendet ku tashmë ata ndodheshin pas qindra sulmeve që kishin bërë në botën e kompjuterave. Në fund autori paraqet "epilogun", ku përfshin fatin e këtyre hakerave deri në ditët e sotme.
Adewale Taiwo , i njohur si Freddybb
Më 1 janar të vitit 2009, Adewale Taiwo u dënua me katër vjet burg nga Gjyqi i Kurorës i Hull - it për komplot mashtrimi në mes të muajit qershor të vitit 2004 dhe muajit shkurt të vitit 2008. Në muajin nëntor, ai pranoi vetëm një nga akuzat, duke deklaruar se kishte vjedhur rreth 600,000 stërlina nga llogaritë bankare në mbarë botën. Gjykatësi rekomandoi që, pas përfundimit të dënimit, ai të deportohej në Nigeri . Me dënim të shkurtuar për sjellje të mirë, për Taiwo - në u mor vendimi të lirohej më 29 gusht 2010. Më 7 prill të vitit 2011, ai u deportua ne Nigeri. Një nga përsonazhet inteligjent që madhështoi forumet e carding-ut, Taiwo pothuaj ia doli ta mbante me sukses jetën e tij të dyfishtë prej një inxhinieri të talentuar në fushën e kimisë dhe një krimineli kibernetik.[1]
Dimitry Golubov
Pas arrestimit të tij në Odessa, hakeri Dimitry kaloi pesë muaj e gjysëm në burg dhe gjatë kësaj kohe u mor në pyetje nga zyrtarët e forcave amerikane të sigurisë. Ai u lirua dhe në fund u shfajësua nga çdo lloj akti kriminal nga një gjykatë në Kiev në vitin 2009. Golubov u kthye me një angazhim të përtërirë për ndryshime shoqërore dhe një sipërmarrje duke formuar Partinë e Internetit të Ukrainës. Ai ka zhvilluar një program politik që synon të luftojë korrupsionin, pornografinë dhe shitblerjen e drogës në internet. [2]
Roman Vega
Roman Vega është burgosur qysh prej arrestimit të tij në Nicosia në muajin shkurt të vitit 2003. I transferuar në Kaliforni në muajin qershor të vitit 2004 me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë në paraburgim që nga ajo kohë, por asnjë herë nuk është gjykuar. Edhe tani që po shkruaj këtë libër , thotë Misha Glenny, ai gjendet i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan. Për disa vite me rradhë, Vega ka vuajtur nga prishja e dhëmbëve, por atij i është refuzuar ndihma mjekësore nga Byroja e Burgjeve dhe Shërbimi i Marshallëve i SHBA-së, ndaj ai gjithnjë e më shumë po shfaq paaftësi në të ngrënë. Nuk duket se ka ndonjë shpresë që Vega të lirohet në një të ardhme të afërt.[3]
Maksym Kovalchuk , i njohur si Blade
Kovalchuk u arrestua në muajin maj të vitit 2003 në Tajlandë dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëndroi në burg për katër vite. FBI - ja pranoi një marrëveshje të negociuar për pranimin e fajësisë dhe u lirua në fund të vitit 2007, ku pastaj iu kthye anonimitetit në Ukrainë . Vendimi i FBI - së për lirimin e tij dallon shumë me taktikën e Shërbimit Sekret që ende e mban në burg Roman Vega -n .[4]
Renukanth Subramaniam, i njohur si JiLsi
Më 26 shkurt të vitit 2010 , Subramaniam u deklarua fajtor për mashtrim me kartat e kreditit . Mbi të rëndojnë edhe katër akuza të tjera për mashtrime me hipoteka , për të cilat gjyqtari në Gjykatën e Kurorës së Blackfriars - it e dënoi me katër vjet burg. Gjatë kohës që po shkruaj këtë libër, ai është ende i burgosur në burgun e “ Wormwood Scrubs ” -it në Londrën Perëndimore. Veç kësaj, Subramaniam - i është duke pritur rezultatin e dëgjimit të “ të ardhurave të krimit ” për të parë nëse do të ketë konfiskim të mëtejshëm të pasurisë . Sipas kushteve të Urdhrit të tij për Parandalimin e Krimeve, ai nuk do të ketë qasje të pambikëqyrur në kompjuter për pesë vjet pas lirimit të tij nga burgu .[5]
Detlef Hartmann - i, i njohur si Matrix001
Më 9 tetor të vitit 2007, Gjykata Rajonale në Shtutgart vendosi që Hartmann - i duhet të dilte para gjyqit me trembëdhjetë akuza të mashtrimit me kartat e kreditit. Megjithatë , e njëjta gjykatë njoftoi se mocioni për ta ndjekur atë nën akuzën e “formimit të komplotit kriminal” ishte refuzuar. Meqë akuza më e rëndë u rrëzua, Hartmann - i u lirua nga burgu i Stammheim - it , ku kishte qëndruar për katër muaj. Vendimi kryesor që shërbeu për parandalimin e ndjekjes së tij me akuzën për komplot erdhi falë interpretimit të gjykatës mbi ligjin themelor të Gjermanisë, në Kushtetutën e saj, ku thuhet se anëtari i një komploti duhet të ndihet si pjesë e “grupit të unifikuar”, në të cilin supozohet se “ka nënshtrim të një individi ndaj vullnetit të kolektivit ”. Gjykatësi argumentoi se natyra rrjedhëse e internetit dhe strukturat e anëtarësimit të “ DarkMarket ” -it nuk i plotësojnë këto kushte , një vendim që natyrisht ka pasoja të rëndësishme për zhvillimin e ligjeve që lidhen me krimin kibernetik në Gjermani .[6]
Nicholas Joehle, i njohur si Dron
Joehle është liruar nga burgu , pasi vuajti dënimin e tij për mashtrime me karta krediti dhe prodhim ilegal të makinave të skimming - ut .[7]
Hakim B , i njohur si Lord Kaisersose
Lord Kaisersose gjendet në Marseilles ende në pritje të gjykimit por i liruar me kusht. Franca është një vend tjetër ku sistemi i drejtësisë funksionon disi.[8]
Chao - ja
Cha0 - ja ose është duke drejtuar biznesin e tij në Slloveni, ose gjendet në burg, varësisht nëse Cha0 - ja është Şahini apo Çağatay Evyapan-i. Ky i fundit është në paraburgim në një nga institucionet më të njohura të sigurisë së lartë në Turqi, në Tekirdağ. Gjykimi i tij do të fillojë këtë vit , por prokurori ka rrëzuar akuzat më serioze ndaj tij në lidhje me krimin e organizuar. [9]
Mert Ortaç - i , i njohur si SLayraCkEr
Merti ishte në paraburgim në burgun e Stambollit , duke u përballur me akuza që kishin të bënin me rastin e " Akbankës”, kur u lirua falë një hollësie teknike në muajin mars të vitit 2010. Ai u arrestua përsëri në muajin nëntor të vitit 2010 dhe, në kohën që unë po shkruaj, ai është ende në paraburgim. Nga të gjithë ata që ishin të përfshirë në “ DarkMarket ” , Merti ishte një nga personazhet më të talentuar, më të pakuptueshëm dhe më të paparashikueshëm. [10]
Keith Mularski dhe Bilal Şeni -i
Të dy këta janë ende duke lundruar rrugëve të errëta të kibernetikës. [11]
Lord Cyric - i
Kush është ai? Kërkimet vijojnë ende ...[12]
koment
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një botë ku ka mungesë të specialistëve të sigurisë kompjuterike dhe ku kërcënimet janë duke u përhapur, duket e pavend të burgoset një përson me të tilla vlera fenomenale. Kjo nuk do të thotë se hakerët që janë angazhuar në veprimtari kriminale duhet të shpëtojnë nga dënimi, por detyrimi për rehabilitimi i tyre nuk është vetëm domosdoshmëri morale për shtetin, por potencialisht vlerë e konsiderueshme praktike. [13]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 349-350. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 350-351. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 351-352. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 353. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 354. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 355. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 355. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 356. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 356. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 356. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 356. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 356. ISBN 978 9951 721 71 4.
- ^ Glenny, Misha (2012). DarkMarket (në anglisht). Britain: Vintage. fq. 346-347. ISBN 978 9951 721 71 4.