Jump to content

Kriptimi sipas Cezarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nëse misioni i juaj është që ta fitoni luftën, atëherë ruajtja e sekretit është misioni kritik. Luftëtari i vjetër Jul Cezari ishte jashtëzakonisht i edukuar në fshehjen e mesazheve dhe arriti të gjejë një metodë përmes të cilës maskonte mesazhin të cilin e dërgonte tek eprorët e tij. Metoda e tij njihet si Kriptimi i Cezarit dhe paraqet fillet e kriptimit të mesazhit. Ndryshe kodi i Cezarit njihet edhe si kodi i zhvendosjes. Në praktikë kodi i Cezarit thyhet shumë lehtë, prandaj si i tillë nuk ofron siguri të mesazhit.

Në kriptimin e Cezarit secila shkronjë e tekstit të pakriptuar (anglisht: plaintext) zhvendoset për tri vende, kështu A zëvendësohet me D, B zëvendësohet me E e kështu me radhë.

Kjo zhvendosje "rrotullohet" ashtu që X zëvendësohet me A, Y zëvendësohet me B dhe Z zëvendësohet me C. Në këtë mënyrë Cezari arrinte ta kriptonte mesazhin duke bërë zhvendosjen e shkronjave për tri vende, por në kuptimin e përgjithshëm ky lloj kriptimi arrihet duke bërë zhvendosjen e shkronjave për k vende, ku k paraqet një numër të plotë që mund të konsiderohet si çelës. Kriptimi i Cezarit është kriptim monoalfabetik pasi që secili karakter zëvendësohet me karakter tjetër të po të njejtit alfabet.

Kriptimi i Cezarit në ditët e sotme është shumë i thjeshtë, por për kohën e Cezarit ishte mjaft efikas. Kriptimi i Cezarit

Çelësi:

Teksti i pakriptuar:    ABCDEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZ
Teksti i kriptuar:      DEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZABC

Kur bëhet enkriptimi referohemi këtij shembullit të mësipërm që të realizohet kodi i Cezarit. Secila shkronjë zëvendësohet me shkronjën tjetër përkatëse. Dekriptimi është procesi i kundërt.

 Teksi i pakriptuar:         TUNG
 Teksti i kriptuar:          WXQJ

Enkriptimi mund të arrihet duke përdorur aritmetikën modulare, së pari duke i shëndrruar shkronjat në numra sipas skemës (A = 0, B = 1,..., Z = 25). Enkriptimi i shkronjës 'x' duke përdorur zhvendosjen 'n', mund të shprehet në formë matematikore si:

Dekriptimi arrihet ngjajshëm:

Thyerja e kodit të Cezarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A mund që kompjuteri të gjej se cili është Çelësi i kodit të Cezarit? Përgjigjja padyshim se është po, por si arrihet kjo? Pasi në këtë rast kemi 26 shkronja zhvendosja është një nga 26 zhvendosjet e mundshme. Një nga mënyrat është që t'i provojmë të gjitha zhvendosjet e mundshme, por metoda më efikase do të ishte duke u bazuar në frekuencën e perdorshmërisë së shkronjave e cila dallon për secilën gjuhë.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teksti i Faqës.[1]

  1. ^ [Understanding Cryptography], A textbook for students and practitioners, Christof Paar, Jan Pelzl.