Kristaq Katundi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kristaq Katundi Mjeshtër shqiptar i zërit në Radio Tirana. Realizoi teknikisht emisione të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014. U nda nga jeta më 1 shkurt 2021.