Kristaq Turtulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur te Wiki-Libra Books-aj.svg aj ashton 01.svg


Kristaq Turtulli, shkrimtar, poet, gazetar, piktor, romancier i njohur korçar me banim në Kanada. Fitues i disa çmimeve kombëtare në prozë. është përkthyer në anglisht. Rrjedh nga një familje e shquar patriotike e cila gjithmonë i është gjendur pranë kombit. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Kanadasë.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ëngjëlli I koresë, roman, ribotim, 2018[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Ëngjëlli i Korese" ngërthen një teatër shumë të gjerë veprimesh, nga Shqipëria e deri në Kore, pra në Euroazi, nga pikpamja gjeografike, në komunizëm nga pikpamja e sistemit politik, në varfëri nga pikpamja e nivelit ekonomik, në diktaturë nga pikpamja e qeverisjes, në persekutim, nga pikpamja e lirive dhe të drejtave të njeriut. Autori ka modeluar një skemë të kombinuar linjash, mjedisesh, personazhesh, pikpamjesh filosofike për të zbuluar plagët e agravuara të shoqërisë e popujve të këtyre dy vendeve, fatin tragjikisht të paracaktuar të personave vepronjës në roman, i cili nuk ishte aspak më i mirë nga populli punonjës, pa ekonomi e pa liri e të drejta. Libri:”Ëngjëlli i Koresë” pjesa e dytë e trilogjise: ”Hidhësia e Puthjes", sjell modele pershkrimesh, monologësh, vargje sinonimesh dhe epitetesh për të përshkruar, vizatuar apo tipizuar skena, rrethana, dukuri, vecori, personazhe dhe mjedise. Libri vazhdon me vëllimin e tretë, i cili do na japë tablonë e plotë dhe fatin e personazheve… Oh, sa bukur, sa dhimbshem, sa shumë bukur! Një himn magjik për dashurinë përmes vojtjeve apokaliptike!


Misteret e parisit të vogël, roman 2017[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në librin: ‘Misteret e Parisit te Vogël’ të shkrimtarit Kristaq Turtulli shtjellohen disa fabula, që janë probleme shoqërore dhe historike të kombit, të cilat së bashku krijojnë një të vetme, që ka emrin mbijetesë kombëtare dhe fisnikëri e familjeve të mëdha. Shumë kapituj të librit i japin veprës dimension të merituar didaktik për sot dhe të ardhmen, me terma të përmbajtura historike, për të cilën edhe specialistët e fushës nuk i njohin baraspeshat. Mesazhi që jep vepra është universal. Ai lokalizohet në aftësinë e familjeve të mëdha për të rigjeneruar kombin nëpërmjet rigjenerimit të vetes. Përballë agresionit të një pushteti të dalë nga gryka e pushkës, familjet e mëdha ruajtën genin e humanizmit dhe të përgjegjësisë për zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë kombëtare.


Ati dhe fati, roman 2016[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne nje rrafsh filozofik, udhetimi i Fredo Samarxhiut eshte vete jeta. Vjen nje moment kur duhet te braktisesh vatren familjare per t'u perballur me sfiden qe ta ka rezervuar fati. Eshte nje udhetim qe ruan fund e krye tre elemente te rendesishme: zhvendosjen fizike te njeriut mbi glob, motivimin qe te ben per te pranuar sakrifican mbinjerezore dhe fati qe artistikisht jepet nga hija e gjyshit Riko.


Ikje prej vetes, roman 2016[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qoftë se princi Hamlet kishte të drejtë, - është shkruar në librin e diellit: - E vetmja përgjigje e Horatit, mikut të ngushtë, ishte; ‘të vazhdonte të zgjeronte limitin e mendimeve të tij.’ Me pak fjalë, të vazhdonte të ëndërronte... Romani "Ikje Prej Vetes" është një prozë e fuqishme, meditative, artistike, filozofike e ditëve të sotme. Tema është marë nga realiteti i sotëm shqiptar, ku jepet me forcë dhe vërtetësi pasqyra reale dhe gjendja në Shqipëri. Trajtohet kriza e familjes së sotme, shoqërisë, fati i artistit dhe njeriut të ndershëm në krizën e sotme sociale.

Zhgënjimi, roman: shkurt 2015[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më besoni as vetë nuk di se çfarë kërkoj. Nuk e di kujt ti drejtohem, kujt ti hapem; vetes, miqësisë, njerëzisë në qoftë se do mundnin të më përgjigjeshin. Ti kthehem fanatizmit gërdallë, idealizmit të zhvlerësuar, bërë prostitutë rrugësh, marrëzisë, çmendurisë? Kujt?! Kudo është shurdhëri, shkretëtirë... Më vjen keq për veten por dhe njëherësh dua të qesh me të madhe, të shkulem së qeshuri, aq sa të thyhen xhamat e vitrinave, të buçasin sirenat e makinave, të prishen hijet, të shqyhen rrjetat e merimangave dhe të shkundet i gjithë qyteti..

Kujdes vajzë, novelë 2015[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ana e dashur, në kokën time me qoshe lëvrojnë dhe ngrenë krye dyshime të mëdha. Siç duken bathët, nga e gjithë kjo ëndërr e sfungjertë dhe zallahi do dalim si ruajtur qethur. Demokracia që e duam aq fort, ngjan si një foshnjë e mrekullueshme e njomë, me diellin përshkënditësh në sy dhe në buzë, - më tha Sterjo Dushku: - Kjo demokraci e magjishme, qëndron ndehur mbi tehun e thikës me dy presa. Lindi, u mëkua, u ushqye nga njerëz idealistë, demokratë, me imagjinatë të pasur, të ndërgjegjshëm, të pa kompromentuar dhe nga ne, studentët ëndërrimtarë të brezit të ri. Por kësaj foshnje të padjallëzuar e delikate, i zunë pritë zabërhanët. E rrëmbyen me duart idhnake. E hodhën në kazanin e shtrigave dhe po e mbytin me litarët leshterikë të burokracisë...

Pianisti, roman 2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri me novela "Pianisti" përmban pesë novela. 1. Pianisti 2. I qeshuri 3. Vajza me qen 4. Një ditë korriku në Muskoka 5. Pushkë e keqe qe ajo që ra Autori, në të pesë novelat, trajton me mjeshtëri tema te rëndësishme të jetës shqiptare dhe të jetës në mergim, ku jeton, atë kanadeze.

Tulipani i koresë, roman 2012[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Syri i Rirës, roman 2011[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrezearta mundohet me të gjitha mjetet të shkëputet prej thonjve të fatit të parashikuar, përballon vështirësitë e mendësitë mediokre dhe dashakeqe të ambjentit provoncial ndaj një vajze jetime...

Në trenin e linjës 16, roman 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zamira, personazhi krysor i romanit  është ikona e femrës shqiptare, e vuajtur por kurajoze, duron me stoicizën të gjizh vështirësitë e jetës

Puthje e pamundur, roman 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në jetë luajnë të qetë vetëm ata që nuk kanë asnjë rol. Ndërsa tek ne gjithçka qëndron ndryshe. Jemi aktorë dhe regjizorë njëherësh, veçse në miniaturë. Dëshirojmë të luajmë, por ngatërrojmë batutat, skenat, lëvizjet risillen përmbys. Atëherë gërhasim, fajësojmë, kërleshemi. Kjo kërleshje ka vite dhe vite. Dekada dhe dekada, që zhvillohet brenda vetes. Kërleshjen fillimisht e pranuam si lodër fëmijësh, si një dhuratë të vogël simbolike, por tunduese. E përtypëm me ngut, gjithë dëshirë, e cila zbriti rrëmbyeshëm, ashtu e patretur mirë në stomak. Lënda e qulltë, u përzje me acidërat e stomakut dhe, në mënyrë të rrufeshme u përhap në gjithë qenien. Trupi e pranoi dhe s'e nxori jashtë...

Dëgjo, floriri im, roman 2009[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ç’hyn prakticizmi në predikimet bajate të tjerëve. Fjala elastik ka vlerë më shumë se fjala praktik. Trupi i njeriut nuk mund të përthyet më dysh. Elasticiteti është më i përshtatshëm për gjarprin, ngjalën, ose shushunjën, shtylla kurrizore e të cilëve është e mrekullueshme. Gjarpri krahas elasticitetit, ka kafshimin dhe helmimin. Shushunja është pak a shumë më ndryshe, parapëlqen thëthitjen e gjakut, paqësisht qëndron në ujërat e ndenjura kënetore. Ajo është e vogël dhe duket e padëmshme, disi e mjerë. Ndërsa ngjala është shumë më ndryshe nga dy të parët, ajo është vërtet elastike, por një torollake uji e brishtë e pa vlerë, që nuk mund të bëhet kurrë gjarpër... Po njeriu..?!

Frends, novelë për fëmijë në anglisht 2009[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The inn with two doors, novel 2009[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The old woman used to be known as "Great Mother of the Land," but now she is just a failing old woman in a world gone mad. A loving, determined woman, she fights courageously for justice and for her beliefs after everything has been ripped away from her. She might just give up and succumb to the pain and terror inflicted by Red-Eyes, the evil party man designated to watch her and make sure she suffers as much as possible.

But ten years ago, the old woman received the gift of a baby-the offspring of her son and his wife who were thrown in jail as enemies of the class. Now the grandmother and the girl live in poverty and eke out a meager existence deep in the mountains. Danger and heartache are always present.

"The Inn with Two Doors" not only tells the heartbreaking tale of the grandmother and the girl, but also describes the pitfalls of a totalitarian government. A gripping, alternative-world allegory, it makes important points about the hypocrisy of government and the positive and negative aspects of human nature.

Vetmia e zërave, roman 2006[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

... Mistrecët gjithmonë argëtohen me rekrutët e rinj. Mbijetesa e tyre, servilizmi. Eh, është një nga elementet bazë të rekrutërisë. Servilizmi s'të lë kurrë në baltë. Servilizmi. Oh po servilizmi, mbulon me mjeshtëri tymtajën ogurzezë të mendimeve dhe qëllimeve. Servilizmi është i lashtë sa vetë jeta. Servilizmi është fillesa e fillesave. Servilizmi u përket të gjithëve dhe gjithçkaje. Bota pa servilizmin do të ishte e mjerë. Servilizmi është petku i artë, i purpurt i përbaltë, i kameleonët. Më dëgjove? Më mirë mos dëgjo. Fola për servilizmin. Mos beso. S'ka servilizëm, s'ka asgjë. Eh, kush e njeh servilizmin, kush e di. Të gjitha janë pallavra. Disa flasin për hipokrizinë. Të gjitha njeriu i ka krijuar dhe për njeriun janë. Mendjet e ditura?! S'dihet, mbase mendjet tmerrësisht të djallëzuara, të çartura ose të rrokullisura. Ndoshta është fasadë. Mbase diçka e parathënë, e parabërë, e paraparë..

Ç’është jeta e një njeriu, roman 2003[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në jetë luajnë të qetë ata që nuk kanë asnjë rol. Ndërsa tek ne gjithçka qëndron ndryshe. Mundohemi të jemi aktorë dhe regjisorë njëorësh, veçse në miniaturë. Dëshirojmë të luajmë, por ngatërrojmë batutat, lëvizim, skenat risillen përmbys. Atëherë fajësojmë, gërhasim, kërleshemi. Kjo kërleshje ke vite dhe vide. Dekada dhe dekada, që zhvillohet brenda vetes. Kërleshjen fillimisht e pranuam si lodër fëmijësh, se një dhuratë e vogël simbolike, por tunduese. E përtypëm me ngut, gjithë dëshirë, e cila zbriti rrëmbyeshëm, ashtu e patretur mirë në stomak. Lënda a qulltë u përzje me acidet e stomakut, u përhap në mënyrë të rrufeshme në të gjithë qenien. Trupi e pranoi dhe s’e nxori jashtë...

Hani me dy Porta, roman, 1997[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“… Në pështjellimin e zërave dhe të klithmave të qytetit, kërkohet zëri i lemerisur. Ngrihej rrufeshëm nga fundi i dheut. Ai zë fillimisht niste ulët, i ngadalë, si një qarje a lehtë, më pas merrte hov dhe oshëtinte me lebeti. Me kujë të fortë, aq sa trondiste muret si tërmet...

Hija e Ariut, roman 1996[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

…Të kërkosh nga vetja, me të gjitha mënyrat, s’është mëkat. Dikur, babai i kishte folur për hijen a ariut. Ka hije të rëndë ariu, të madhe, lemeritëse, shtypëse. Gjithsesi, kur ndodhesh përpara ariut, duhet të jesh i përgatitur mirë qysh më parë. Dy qenie për jetë a vdekje janë përballë njëra-tjetrës. Ulërima a ariut është e frikshme. Përpiqet të të shqyejë , të të bëjë copa-copa. Ndërsa ti, kur të hapësh pikën maksimale të klithmës, duhet të fillosh të ulurish më shumë se ariu. Atëherë ndodh habia: ariu tkurret, mblidhet, shtrihet para këmbëve të tua dhe i pushon zemra. Kjo e fundit ndodh një në njëmijë, por ndodh.