Jump to content

Kroi i Bardhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në mes të malit të Didhes e të Kunorës ndodhet një burim uji që njihet me emrin:Skeda:Kroi i Bardhe.jpg Kroi i Bardhë. Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej më se 25 vjetësh nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme. Gjithnjë është folur për rëndësinë e një investimi në këtë pikë turistike të rrallë, që nënkupton ndonjë kamping, hotel e mjedise të tjera për frekuentuesit, por deri sot nuk është realizuar diçka e tillë.

Vendburimi i Kroit të Bardhë është 1350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra/min dhe temperaturë 3-4°. Uji kalon nidis shkëmbinjëve ultrabazikë, duke përfituar përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km në lindje të Rrëshenit.


Mali i Kunorës (2121 m),që është edhe kufiri ndarës midis Lurës (Dibrës) e Mirditës, duket sikur mban në gji dy perla të rralla të natyrës shqiptare:Në veri-lindje të tij SHTAT LIQEJT e famshëm te Lurës;ndërsa në anën jug-perëndimore në rrënzë të këtij mali(në territorin e Mirditës) burimin e ujit kurativ me emrin KROI I BARDHË. Ky burim ndodhet shumë afër pikës ku ndan kufiri i Mirditës me Dibrën e Matin, në lartësinë gjeografike 1350 m mbi nivelin e detit. Nga Rrësheni ky burim është 52 km , nga Kurbneshi 15 km , kurse nga Tirana 145 km. Megjithëse rruga automobilistike shkon deri 200 m afër kroit, por është shumë e vështirë, sidomos segmenti nga Qafa e Merkurthit e deri në vend rreth 8 km është tepër malore e me shumë kthesa të panevojshme.

KROI I BARDHË - pak historiMendohet se përpara një mijë vjetësh në zonën përreth kroit të bardhë ka patur banorë të rregullt. Për këtë flasin edhe disa toponime si Livadhi i Priftit ,Prroi i Shehut etj që përmenden dhe sot. Por me sa duket për shkak të kushteve natyrore të vështira njerëzit kanë lëvizur prej andej. Flitet nga vendasit se në fillim të dhjetvjeçarit të parë të shekullit të kaluar pranë burimeve të malit të Kunorës kanë qëndruar italianë, austriakë etj për qëllime kurative. Pra për burimin "Kroi i bardhë" flitej që atëherë për efektin kurues të disa sëmundjeve. Thuhet se rreth viteve 1928-39 kanë ardhur te ky burim mjek të përmendur italian. E kanë studiuar këtë ujë duke i bërë dhe analizat. Por meqë atëherë as në zonën e Kurbneshit nuk kishte rrugë automobilistike ata ikën pa bërë ndonjë verpim tjetër.

Vetitë fizike dhe vlerësimi kimik i burimit Kroi i Bardhë

Është ujë i pastër,pa ngjyrë,pa erë, me shije normale, me turbullirë zero, buron nga thellësia e një shpati shkëmbor ultrabazik të ndërthurur dhe me shkëmbinj gëlqeror.Ky burim ka prurje prej 20 litra/minutë me një temperaturë 4-6°C si në verë ashtu edhe në dimër. Nuk ka ndotje bakteriale,nuk përmban mikrobe patogjene. Nga analizat kimike del se është ujë me pH të lartë rreth 9,5 , pra ka ambient të theksuar bazik me veti gërryese. Ky burim ka përmbajtje të ulët kriprash Ca dhe Mg dhe përmbajtje të lartë karbonatesh dhe bikarbonatesh. Temperatura ,pH , mineralizimi i përgjithshëm,oksigjeni i tretur në këtë burim, prania e radonit etj, ndikojnë në vlerësimin cilësor të burimit Kroi i Bardhë. Burimi i ujit i Kroit të Bardhë përmbush kërkesat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike dhe janë të dukshme edhe vetitë kurative të tij për disa sëmundje. Përdorimi i këtij uji për 2-3 vjet rresht ka ndikuar në shërimin e pielonefritit, nefritit, sëmundjeve të rrugëve urinare, vepron në tretjen e lëndëve ngacmuese të indeve të veshkave, ndikon në shkrirjen e gurëve në veshka e shumë sëmundjeve të tjera. Uji i këtij burimi ka një veti të veçantë nisur nga përbërja kimike, mbështetur edhe në ligjin Henri ky ujë sapo del nga burimi dhe bie në kontakt me ambientin rrethues me rritjem e temperaturës ,zbërthehet,prandaj duhet pirë te burimi, ose jo më vonë se 30 minuta pas mbushjes.Ky veprim bëhet edhe për të thithur radonin, që është i tretur në ujin e këtij burimi, sepse pas një gjysëm ore radoni e ka braktisur ujin.