Jump to content

Kryengritja antiosmane e vitit 1910

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryengritja antiosmane e vitit 1910 ishte një nga kryengritjet e mëdha që përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Shpërtheu në prill në rrethet e Mitrovicës, Vuçiternit e Llapit. U përhap më pas në krahinat e tjera të vilajetit të Kosovës dhe në disa treva të vilajetit të Manastirit e të Shkodrës. Kryengritja u shkaktua nga forcimi i politikës shtypëse centralizuese të regjimit xhonturk. Porta e Lartë organizoi një operacion të madh ushtarak nën komandën e Shefqet Turgut Pashës. Beteja e parë e rëndësishme u bë në Grykën e Kaçanikut, ndërsa një pjesë e trupave turke u ndesh në Grykën e Caralevës me grupin e dytë të kryengritësve. Në gjysmën e dytë të majit forcat turke u drejtuan në perëndim. Pas luftimesh të ashpra, në saj edhe të ndihmës që iu dha Preng Bibë Doda, hynë në Shkodër më 24 korrik. Me gjithë përpjekjet e shumta të luftëtarëve shqiptarë, kryengritja u shtyp.