Jump to content

Kryqe të bëra me tul buke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryqe të bëra me tul buke roman, me Autor: Valter File. Botuar nga "Tirana times" Tiranë, 2012. Faqet e librit 290.

...kryqet i mbajnë të gjallët, ata i sjellin në gjithë jetën e tyre, nga fillimi deri në fundin e rrugës që u është caktuar. Ndaj jemi të gjallë, që të mbartim vuajtjet e mëkateve të të tjerëve dhe të mëkatëve tona, t'i sjellim ato nëpër gjithë jetën tonë, dhe për ta shkarkaur atë ditën e vdekjes. Të vdekurit nuk e mbartin më kryqin, atë e lenë në bregun e kësaj bote, për ta marrë të tjerët mbi shpinë. Në botën tjetër të gjithë shkojmë të lehtësuar, kurse mëkatet bashkë me kryqin tonë do ta mbartin ata që qëndrojnë përkohësisht në këtë breg mëkatarësh...ty nuk të mjafton vetëm kryqi dhe mëkati yt...do mbartësh edhe shumë kryqe të tjerë duke ecur gjatë, për të arritur në atë breg të thepisur ku të gjithë çlirohen nga barra për të kaluar në anën tjetër të lehtësuar nga kryqi, mëkati dhe turpi...