Kthimi (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Kthimi" është vepër e shkruar nga Albatros Rexhaj, botuar në vitin 2018, nga shtëpia botuese "Pema". Kthimi është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohësishme, plotësuese ndaj njëra-tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. Kthimi dhe Outboxi i ndjenjave të mia formësojne librin që sot mund të keni në duar. Ndërkohë që te Kthimi autori ndërton fabulën përmes së cilës flet drejtpërdrejt me lexuesin, trajton temat thelbësore për të, kridhet në meditime rreth temave universale njerëzore; që sakaq çdo brez i sheh dhe reagon ndryshe ndaj tyre, te Outboxi i ndjenjave të mia autori shpërfaq ndjenjat më intime përmes grimcave poetike.


Albatros Rexhaj është shkrimtar modern që me sukses të theksuar ka gjetur rrugën drejt endjes së lexuesve të tij të panumërt. Sinqeriteti dhe rrjedhshmëria e tij krijuese, trajtimi pa ekuivok apo komplekse i temave të nxehta, krijueshmëria burimore, e kanë bërë emrin e tij te pazëvendësueshëm në letërsinë shqipe.


Kjo vepër letrare nuk është histori e vërtetë dhe nuk paraqet ngjarje reale; është imagjinatë e autorit, e nxitur nga përvoja krijuese gjithashtu dhe nga përvoja të jetës. Çfarëdo ngjasimi me persona a ngjarje reale është tërësisht e paqëllimshme dhe përbën rastësi.