Kthimi i syve
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kthimi i syve Gjinia: Poezi. Autori: Kujtim Morina. Shtëpia botuese: Princi. Viti i botimit 2010. Faqet e librit 98. ISBN 978-99956-732-7-7
Fragment nga libri
Kthimi i syve
Më dolën sytë nga vendi
Dhe ikën për të parë botën,
një shkrepje këtu, një atje
nuk e ndjeva menjëherë
më kish pasë kapitur një gjumë i rëndë
sa kur u zgjova dhe preka gropëzat e syve
u tmerrova kur i gjeta bosh
pasi e mora pak veten, u nisa në kërkim
i thirra kujtesës të më tregonte
nga shkonin sytë zakonisht
dhe fillova të kërkoj si somnambul
kërko këtu e kërko atje
në male e fusha e lugina
në dete, liqene e cekëtina
fillova të kuptoj si orientohen të verbrit
si shohin të verbrit?
Që të mos bien në humnerë
Sa herë lëshojnë hapin