Kufoma (roman)
Appearance
"Kufoma" Roman me Autor Fatos Kongoli. Shtëpia botuese Çabej, viti botimit 1994. Faqet e librit 212. Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës. Në një lojë si macja me miun me hetuesin Valmir D., i tjetërsuar prej rregjimit totalitar deri në atë pikë sa të ndihet e të shtiret Anonim, i ndjekur hap pas hapi prej Mallkimit të tij, me njëmijë frikëra në shpirt, nën trysninë e traumave të rënda shpirtërore, Festim Gurabardhi mbërrin në prag të vetëvrasjes dhe çmendurisë.