Kujtesa shqisore
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Një ngacmues (stimul) nga mjedisi rrethues vazhdon të veprojë për një kohë të shkurtër mbi sistemin tonë përceptues nervor edhe pasi të jetë ndërprerë. P.sh., kur fotografi përdor blicin ne vazhdojmë të shikojmë dritë edhe më pas (megjithëse blici nuk përdoret më).
Vazhdimësia përceptuese e një ngacmuesi pas ndërprerjes së tij në mjedisin rrethues quhet gjurma e stimulimit
Rregjistri shqisor ose kujtesa shqisore është element kyç për funksionimin e rregullt të sistemit të kujtesës. Ne jemi të ekspozuar ndaj një numri shumë të madh stimujsh shqisorë (imazhe, tinguj, erëra, shije dhe prekje) në çdo moment të jetës sonë. Neve na duhet të jemi në gjendje të mbajmë stimujt e duhur në sistemin tonë, deri sa të vendosim se cilat janë të rëndësishme të cilat pastaj do të përpunohen më tej deri sa të marrin një formë të qëndrueshme.
Informacioni në kujtesën shqisore është një përfaqësim i saktë i stimujve të mjedisit, por është i papërpunuar. Kujtesa shqisore ka një kapacitet shumë të madh, por i mban kujtimet vetëm për një kohë të shkurtër, në më pak se një sekondë.
Kujtesa ikonike.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kujtesa shqisore pamore, vazhdim i shkurtër i stimujve pamorë quhet kujtesë ikonike.
Ikona është një përceptim pamor i përcaktuar, si p.sh. kujtesa jonë për një shkronjë apo një fjalë menjëhere pas ekspozimit të saj.
Kujtesa jehonë (ekoike).
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vazhdim i shkurtër i stimulit dëgjimor pasi tingulli vetë ka reshtur së vepruari.